Festat e fundvitit për Çiftet e Dashuruara
- dua.com Team ·
- 10.12.2021 ·
- Dashuri ·
- 11 min read
Festat e fundvitit për Çiftet e Dashuruara, Sot sjellim 8 tradita romantike të Vitit të Ri! Për disa, Nata e Vitit të Ri është klasikisht e mbushur me veshje shkëlqyese, shampanjë dhe konfeti. Por për të tjerët, kalohet një mbrëmje e qetë në familje. Sido që të jetë, është një festë që mund të jetë plot traditë dhe një mundësi e shkëlqyer për të krijuar romancë si çift.
Nëse jeni duke kërkuar për tradita tipike të Vitit të Ri për ju dhe partnerin tuaj, atëhere lexoni këtë artikull. Ju kemi sjellë 8 tradita romantike të Vitit të Ri për çiftet që me siguri duan dicka ndryshe.
Puthje në mesnatë
Po, kjo është një klishe e vjetër, por habietmi vazhdimisht me numrin e çifteve që nuk puthen në goditjen e mesnatës. Ne themi, lër gjithçka dhe puthu. Më supersticiozët mes nesh betohen se bashkimi i buzëve ndërsa vjen viti i ri do të thotë më shumë dashuri në 12 muajt e ardhshëm. Në fund të fundit, doni të filloni vitin duke qenë pranë personit më të afërt me ju apo jo? Kjo është tradita romantike më e bukur sipas nesh.
Vallëzoni me njëri-tjetrin
Edhe kjo është një klishe e modës së vjetër, por është tradicionale që gjatë mesnatës të vendosni një muzikë romantike e të kërceni. Pse të mos vallëzosh me dashurinë e jetës tënde (natyrisht pas puthjes). Pavarësisht nëse jeni në një parti apo në shtëpi me pizhamet tuaja, vendosni këtë këngë tradicionale dhe thjesht shijoni momentin duke kërcyer në krahët e njëri-tjetrit.
Bëni një kapsulë kohe
Keni dëgjuar për kapsulat e kohës: Koleksione sendesh kuptimplota nga një periudhë e jetës suaj të paketuara në një kallaj ose kuti dhe të varrosura në tokë për tu zbuluar në një datë të mëvonshme. Në prag të Vitit të Ri, bëni një kapsulë kohe me partnerin tuaj që përkujton të gjitha rastet e veçanta që keni ndarë gjatë gjithë vitit. Ky është një aktivitet i shkëlqyer sepse me të vërtetë stimulon kujtesën dhe mendimet tuaja në lidhje me marrëdhënien tuaj gjatë vitit të kaluar. Pse të mos e filloni traditën këtë vit?
Planifikoni një arratisje jashtë qytetit tuaj
Jeta shpesh bëhet e vrullshme, dhe ndonjëherë gjëja që dëshironi më shumë se gjithçka është të kaloni kohë cilësore me partnerin tuaj. Planifikimi i një largimi, edhe nëse është vetëm për një natë, është një nga ato traditat e Vitit të Ri për çiftet që ia vlen të bëhet. Nuk duhet të jetë ndonjë largim kushedi i madh. Mjafton marrja me qira e një vend në Airbnb në një qytet afër dhe kaloni atje një natë. Çështja është vetëm të largoheni dhe të shijoni njëri-tjetrin ndërsa mbyllni vitin dhe mirëpresni vitin e ri.
Hani rrush për fat të mirë
Në Spanjë, është traditë të hani 12 kokrra rrushi sapo mbërrin mesnata për t’i sjellë prosperitet vitit të ri. Ndizni një zjarr, mbushni gota me pak verë dhe bëni një pjatë të shijshme djathi për ta gllabëruar sapo të vijë mesnata. Kush e di, ndoshta do t’ju sjellë fat shtesë në vitin e ri.
Rikrijoni takimin tuaj të parë
Takimi i parë duhet të ketë qenë magjike për një arsye, apo jo? Mbi të gjitha, kjo ju solli të dyve aty ku jeni tani. Pse të mos e rijetoni magjinë dhe fluturat në stomak që nisi gjithcka mes jush? Shkoni në të njëjtin restorant ose teatër, madje përfshinini elementë të tillë si një vakt ose një shishe verë që keni ndarë së bashku për të rikrijuar diçka të ngjashme në shtëpi.
Shikoni një film romantik
Ky është një tjetër nga traditat romantike më të preferuara të Vitit të Ri për çiftet. Merrni pizhamet tuaja më komode dhe përqafohuni për të parë një film romantik për Vitin e Ri. Ka pafund filma që janë me temën e Krishtlindjeve apo Vitit të Ri dhe do ta shijoni pafund. Mos harroni kokoshkat!
Merni një kafshë shtëpiake
Nëse keni dashur një kafshë shtëpiake, filloni vitin e ri me një përkushtim ndaj një qeni ose një mace në nevojë. Vizitoni strehën tuaj lokale, një program kujdestar ose një objekt shpëtimi dhe filloni të kërkoni. Filloni vitin me një pjestar të ri të mrekullueshëm në familjen tuaj. Sigurisht, sigurohuni që të mendoni gjerë e gjatë se si do të jetë jeta me një kafshë të re. Ky nuk është një vendim për t’u marrë në mënyrë impulsive, por duhet të jeni gati të përkujdeseni për mikun tuaj prej pellushi.
Gjashtë Traditat e Vitit të Ri që i bëjnë vetëm shqiptarët
Cilat janë traditat e Vitit të Ri që i bëjnë vetëm shqiptarët? Festa e Vitit të Ri ka qënë gjithnjë një nga festat më të mëdha në kulturën tonë, ashtu si edhe në kulturat e tjera. Mirëpo, ka nga ato tradita që janë kaq tipike të tonat saqë nuk ngjasojnë me asnjë kulturë tjetër përrëth.
Përmbushja e këtyre riteve sa të lodhshme aq edhe argëtuese, nis të paktën një javë para ditës së fundit të dhjetorit. Sot do t’ju sjellim këto tradita dhe ju ftojmë të na shkruani nëse keni ndonjë rit tjetër që është specifik vetëm për zonën tuaj.
Pastrimi i shtëpisë me themel
Dihet se shqiptarët janë një popull tepër i pastër, mirëpo kjo shkon në ekstrem javën e fundit të dhjetorit. Është një supersticion i vjetër që nëse viti i ri nuk të gjen të pastër e të begatë, gjithçka do t’ju ecë ters. Ndaj, shqiptarët e kanë zakon të nisin pastrimin me themel e çdo cepi të shtëpisë.
Duke nisur nga dritaret, mobiljet, perdet e mundësisht edhe çdo orendi të bufesë. Viti i Ri duhet t’i gjej shtëpitë të pastra deri në themel nëtë kundërt do t’ju mbys pislliku gjithë vitin.
Tryeza plot me ushqime
Edhe pse zakonisht nuk konsumojmë shumë ushqime, nata e vitit të ri duhet me patjetër ta gjej të mbushur plot e përplot. Pasi keni mbyllur darkën e festës, tavolina pastrohet e shtrohet sërish. Nuk mjafton vetëm mishi i gjelit të detit mbi tryezë, por duhen shtruar edhe dy-tre lloje të tjera mishi që në fund të fundit, askush nuk i prek. Fruta, pije apo edhe salca të ndryshme. Në tryezë nuk duhet të mungojë asnjë lloj alkooli, pije me gaz, pa gaz apo energjike. Nuk ka rëndësi nëse do të pihen apo jo, e rëndësishme është të jene aty. Tavolina plot përkthehet në begati për vitin që po vjen.
Bakllavaja dhe përsheshi me mish gjel deti
Mishi i gjelit të detit konsumohet në periudha të ndryshme në kultura të tjera, por në Shipëri, dita e tij e shënuar është nata e vitit të ri. Ndërsa, përsa i përket embëlsirës, bakllavaja është domosdoshmëri.
Ajo përgatitet shumë ditë para festës dhe disa zonja ende preferojnë ta gatuajnë vetë. Një nga traditat e vitit të ri është ruajtja e bakllavasë së paprekur e të regjur mirë deri natën e fundit të vitit.
Lufta e fishekzjarrëve
Edhe pse cdo vit bashkitë vendase përpiqen që ta eliminojnë këtë praktikë të rrezikshme, është thuajse e pamundur ta c’rrënjosësh këtë luftë mes fqinjësh. Duke nisur nga dritaret, ballkonet e kudo të munden, shqiptarët tregojnë me padurim arsenalin e pafundmë të fishekzjarrëve në shtëpi. Ishin më të bukura se ato të fqinjëve? S’ka problem, në 1 janar do t’i hedhim sërish e nëse është e mundur, edhe 3 ditë pas natës së madhe.
Festa dhe Kush do të hyj i pari në shtëpi
Tani më e dimë të gjithë – “ Deri në mesnatë me familjen, pas mesnate me shoqërinë. Sa i përket mëngjesit, nuk dihet se ku na gjen pasi të jemi dëndur mirë me alkol. Sa i përket supersticionit të pavdekshën se kush të hyn i pari në shtëpi të sjell fatin e vet. Thonë se kur të hyn një djalë i vogël, viti do të shkojë mbarë. Zakonisht kjo bëhet me dakortësi mes të mëdhenjve të shtëpisë. Këta të fundit e udhëzojnë fëmijën të hyj me këmbën e djathtë që mbarësia të shkojë deri në fund.
Kujt do t’i bjerë leku në byrek?
Kjo është një tjetër traditë e cila plas luftën mes anëtarëve të shtëpisë. Zakonisht nëna që gatuan byrekun, duhet ta mbaj sekret vendodhjen e lekut. Fëmijët e ruajnë me fanatizëm momentin e prerjes së byrekut. Pse? Që mamaja të mos ia jap pjesën me lek fëmijës së saj të preferuar. Ky moment është tipik vetëm në kulturën tonë. Sjell sa të qeshura aq edhe luftë konkurimi mes fëmijëve të familjes.
Vende të bukura për të festuar Vitin të Ri
Keni dëshirë të festoni Vitin e Ri diku jashtë vendit por nuk keni ide se ku? Ne kemi renditur disa qytete të cilat duken vërtet bukur! Aty ku mund të kënaqeni me muzikë, fishekzjarrë, pije, vallëzime. Me traditat e tyre të festes së ndrrimit të moteve.
New York
Ndoshta New York nuk është për të gjithë vendi ideal për të festuar Vitin e Ri. Mirëpo nuk mund ta mohojmë se në natën e Vitit të Ri në New York ka një atmosferë që qytetet e tjera ia kanë lakmi. Vendi më i njohur, sigurisht që është Times Square. Aty njerëzit mblidhen për të shikuar këngëtarë të njohur dhe presin topin të bie. Nëse keni dëshirë që të mos jeni në një grup të madh njerëzish, rezervoni vend në ndonjë bar ose restaurant. Mundësisht që ka pamje të bukur të Times Squares. Po ashtu keni mundësi të konsideroni edhe të shëtisni me anije të New York Harbour, e cila ofron një pamje të bukura të fishekzjarrëve që shfaqen në ishullin e Statujës së Lirisë.
Londra
Londonezët po ashtu janë shume aktiv për Vitin e Ri. Më shumë se 250,000 njerëz mblidhen për të shikuar pamjet e hedhjes së fishekzjarrëve dhjetë minutshe në London Eye dhe në Shtëpin e Parlamentit. Por festa nuk mbaron aty. Në Londër pastaj vazhdojnë shumë ahengje. Në rrugët e qendrës së Londrës ju mund të shihni parada të ndryshme. Bende të njohura, vallëtarët të veshur me kostume dhe kuajt e Mbretëreshës etj.
Paris
Qyteti i dritave ngjallet me një festë të mrekullueshme në natën e Vitit të Ri. Sidmos kur Kulla e Eiffel shëndrrohet me drita të mëdha po ashtu edhe me fishekzjarrë. Afër aty, parisianët shkojnë në Nouvelle Année në Champs-Élysées. Ata organizojnë një festë shumë të madhe në rrugë, aty ata hapin shishet e shampanjave, shkëmbejnë puthje, shpërndajnë çokollata të cilat janë të mbështjellura me një letër shkëlqyese etj. Si alternativë ju mund të vizitoni Montmarte ku ofron një pamje të bukur të fishekzjarrëve ose mund të rezervoni darkë me anije në Seine.