Histori dashurie – 5 shenja që po përjetoni një të tillë
- dua.com Team ·
- 04.08.2022 ·
- ·
- 16 min read
Histori dashurie! Është gjithçka që duam dhe gjithçka që kërkojmë. Thjesht duhet ta gjejmë personin e duhur! Kur je i dashuruar mund ta kesh kokën mbi re, mund të jesh i përkushtuar dhe mund të jesh edhe më kritik.
Ka shumë reagime ndaj dashurisë. Dhe kjo është për shkak të personaliteteve tona të ndryshme dhe mbi të gjitha mënyrës sonë të të qenurit. Të gjithë janë të ndryshëm, dhe secili e menaxhon marrëdhënien në mënyrën e vet.
Në dashuri ka disa rregulla për të kuptuar se a po shkojnë gjërat mirë, apo nëse ka diçka që po shkon keq në marrëdhënie. Këtu po përmendim disa shenja që tregojnë se po jetoni një histori dashurie pothuajse perfekte!
E doni njëri-tjetrin, keni histori dashurie
Ju ndoshta e keni pasur gjithmonë këtë lidhje mes jush. Mund të jeni dashuruar herën e parë që jeni takuar, jeni lidhur menjëherë ose mund të ketë ndodhur që me kalimin e kohës të njiheni më tepër dhe mësoni ta doni atë person. Nuk ka rëndësi se si ka ndodhur.
Dëshironi të njëjtat gjëra në jetë ose…
Kjo është një çështje shumë serioze. Shumë njerëz qëndrojnë së bashku duke jetuar të tashmen (dhe kjo është mirë), por ata nuk e kanë mendjen qartë se çfarë duan në të ardhmen. Kur një çift dëshiron gjëra të ndryshme në jetë, është një shenjë se duhet të arrihet një kompromis, në mënyrë që gjërat të funksionojnë. Nëse kjo gjë bëhet në mënyrën e duhur gjërat funksionojnë si është më së miri. Prandaj, nëse si çift e keni arritur këtë jeni me fat! Nëse flisni për të ardhmen, keni plane dhe ëndrra të përbashkëta, atëherë jeni në rrugë të duhur!
Keni histori dashurie nëse besoni njëri-tjetrit
Nuk mund të ketë një histori dashurie të vërtetë pa besim. Për të pasur mbarëvajtje dhe paqe në një marrëdhënie ka shumë rëndësi që t’i besoni njëri-tjetrit. Po ju, a i besoni njëri-tjetrin? Sa i thellë është ky besim mes jush?
Për aq kohë sa i besoni njëri-tjerit askush dhe asgjë nuk mund të shkund marrëdhënien tuaj. Besimi është një ngas shtyllat e lumturisë. Askush nuk mund të jetë i lumtur me dikë që nuk i beson. Pradaj kur mendoni për dashurinë e vërtetë shpresojmë që ju vie në mendje dikush që i besoni me të vërtetë!
Kur imagjinoni të ardhmën e shihni njëri-tjetrin
Pra, kur mbyllni sytë dhe imagjinoni të ardhmën, a e shihni vetën duke u plakuar përkrah partnerit/es që keni aktualisht? A ëndërroni të jeni bashkë, të dashuruar dhe të lumtur ashtu si jeni sot? A është ky fundi ideal i historisë tuaj të dashurisë? Edhe ne pajtohemi se një dashuri e vëtetë s’ka si të përfundojë ndryshme, përpos kështu. Në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpresojmë shumë se jeni kaq me fat!
Histori dashurie inspiruese
Padyshim se secila histori dashurie është inspiruese. Ndonjëherë kur dëgjojmë eksperiencat e të tjerëve duke treguar si kanë rënë në dashuri, na duket e pamundur. Na duket sikur gjëra të tilla ndodhin vetëm në përalla. Mirëpo kjo nuk është e vërtetë!
Më poshtë ne po ju prezantojmë dy historie dashurie të kohëve moderne. Dy çifte që janë njoftuar online! Saktësisht përmes dua.com. Të dyja këto çifte sot jetojnë të lumtur! Mirëpo si nisi gjithçka? Pas sa kohe njohje online u takuan sy me sy? Si eci lidhja dhe si i priti këto çifte rrethi dhe familja? Ne ju ftojmë që të njoftoheni me ta!
Historia e dashurisë Lia & Burim
Misioni i dua.com është t’i bashkojë njerëzit përmes një platforme të vetme. Lia dhe Burimi janë dy të rinj që falë dua.com janë bashkuar me anë të dashurisë. Tashmë lidhja e tyre është kurorëzuar edhe me martesë! Të dy e gjetën njëri-tjetrin në dua.com. U pëlqyen, u përputhen, u njohën dhe nisën rrugëtimin e tyre të përbashkët. Ata shprehin mirënjohje për aplikacionin dua.com, që u bë urëlidhëse mes tyre.
Ndërsa Burimi jetonte në Gjermani dhe Lia në Kosovë, dua.com eleminoi këtë distancë mes tyre, duke iu mundësuar njohjen. “Unë gjithmonë i them burrit tim, ne kemi qenë fati i njëri-tjetrit por msiti është dua”, thekson Lia. Siç tregon vet çifti, komunikimi i tyre online pasi u njohën në dua.com, vazhdoi intenzivisht për tre muajt që vijuan. “Ne kemi folur tre muaj rregullisht. Pra u njohëm me njëri-tjetrin në distancë. Për fat të mirë të dy kemi qenë nga i njëjti rajon i Kosovës. Prandaj dhe e kishim më të lehtë”, tregon Lia, duke folur për fillimet e lidhjes së tyre. Sikur secili çift tjetër, kur Burimi erdhi nga Gjermania ata dolën në takim e parë, pastaj vazhduan lidhjen e tyre dhe vendosen të fejoheshin në nëntor, për ditëlindjen e Lias.
Historia e dashurisë – Ajshe & Drilon
Ajshja dhe Driloni po përjetojnë një dashuri që po shkon prej një meshazhi në dua.com deri tek martesa! Ajo është 23 vjeçare, e lindur e rritur në Danimarkë, me prejardhje nga Vushtrria. Ai është 24 vjeçar nga Prishtina, që së fundi po jeton e punon në Gjermani. Bashkë i bëri dua.com! Nga një like, një match dhe një bisedë që ndodhi në korrik të vitit 2020, nisi gjithçka.
Si të gjithë mërgimtarët e tjerë, vera që po vjen do t’i sjellë në Kosovë edhe Ajshen dhe Drilonin. Mirëpo kësaj here me një motiv shtesë! Aktualisht ata janë anë në ethet e përgatitjes së dasmës! Pritet që në gusht të vitit 2022 Ajshja dhe Driloni të kurorzojnë lidhjen e tyre me martesë. Pra, prej një mesazhi në dua.com tek martesa! “Po bëhemi gati për dasëm. Momentalisht po mirremi me organizimin. Planifikojmë të martohemi më 3 gusht të vitit 2022”, tregojnë ata. Kur të vije dita që e kanë caktuar për martesë do të kenë kaluar më shumë se dy vite pas njohjes në dua.com. Pak më tepër se një vit nga takimi i paharruar në Aeroportin e Prishtinës. Entuziasmi për ta nisur rrugimëtimin e përbashkët martesor ju shihet të dyve në sy!Keni një histori dashurie inspiruese? Ndajeni me ne duke klikuar këtu.
Pesë historitë e dashurisë që ndryshuan rrjedhën e historisë botërore!
Historitë e dashurisë shpesh janë bërë shkak luftrash dhe revolucionesh. Dihet se dashuria mund të ndryshojë rrjedhën e historisë së botës dhe kjo është vërtetuar më tepër se një herë.
Të gjithë e dimë historinë e dashurisë së Helenës së Trojës dhe Parisit. Mirëpo, është një histori që ka shumë pikëpyetje dhe nuk është e vetmja që ka ndryshuar rrjedhën e historisë botërore. Më poshtë po ju rendisim 5 romancat që ndryshuan rrjedhën e historisë.
Kleopatra dhe Mark Antoni
Kleopatra VII e Egjiptit mbahet mend si femër legjendare e mpleksur me dy historitë e dashurisë më të mëdha ndonjëherë. Megjithatë, partneriteti politik dhe romantik – me gjeneralin romak Mark Antony – solli vdekjen e të dyve dhe rrëzoi dinastinë shekullore Ptoleme. Në vitin 41 P.K, Antoni mori përsipër administrimin e krahinave lindore të Romës. Thirri Kleopatrën për t’iu përgjigjur akuzave se kishte ndihmuar armiqtë e tij.
Duke shpresuar të mashtrojë Antonin, siç kishte bërë me Julius Cezarin, Kleopatra mbërriti me një varkë madhështore e veshur si Venera (perëndesha romake e dashurisë). Antoni i mashtruar e ndoqi përsëri në Aleksandri, duke u zotuar të mbronte kurorën e Egjiptit dhe të Kleopatrës. Vitin tjetër u kthye në Romë dhe për të provuar besnikërinë e tij u martua me motrën e drejtuesit të Romës (Oktaviani).
Kleopatra, ndërkohë, lindi binjakët e Antonit dhe vazhdoi të sundojë një Egjipt gjithnjë e më të fortë.
Vite më vonë, Antoni u kthye tek Kleopatra dhe shpalli djalin e saj Cezarion si trashëgimtarin e vertetë të Cezarit. Kjo filloi një luftë propagande me Oktavianin e tërbuar. Ky i fundit pretendonte se Antoni ishte plotësisht nën kontrollin e Kleopatrës dhe se do të braktiste Romën për të gjetur një kryeqytet të ri në Egjipt. Në vitin 32 P.K., Oktaviani i shpalli luftë Kleopatrës. Një vit më vonë, pra viti 31 P.K., forcat e tij mposhtën ato të Antonit dhe Kleopatras në Betejën e Actium-it. Po pas një viti, Oktaviani arriti në Aleksandri dhe e mundi përsëri Antonin. Pas përfundimit të betejës, Kleopatra u strehua në mauzoleun që kishte ndërtuar vetë.
Antoni, gënjeu se Kleopatra kishte vdekur, dhe më pas vrau veten me shpatën e tij. Më 12 gusht të vitit 30 P.K., pasi varrosi Antonin dhe u takua me Oktavianin fitimtar, Kleopatra u mbyll në dhomën e saj me dy shërbëtore dhe kreu vetëvrasje. Këtu u mbyllën dhe historitë e dashurisë së saj.
Henry VIII dhe Anne Boleyn
Historianët pranojnë se qenë një kombinim faktorësh ato që shndërruan Anglinë në një komb protestant. Mirëpo, pasioni i Henrit VIII për një femër të re dhe karizmatike të quajtur Anne Boleyn i vuri vulën. Historitë e dashruisë të Henrit përfliten edhe sot. Deri në vitin 1525, monarku ishte hidhëruar me gruan e tij të parë, Katerina e Aragonit. Katolike e devotshme dhe shumë popullore. Katerina nuk arriti t’i sillte në jetë një trashëgimtar mashkull, kështu që syri i tij famëkeq ra mbi Anne Boleyn.
Anne Boleyn ishtë një vajzë në pritje për t’u martuar, dinake dhe e bukur. Babai i saj ishte një kalorës dhe diplomat ambicioz. Ndryshe nga motra e saj Mary, një nga të dashurat e mëparshme të mbretit, Anne rrëmbeu vëmendjen e tij dhe nuk pranoi të joshej pa iu premtuar martesa.
Në vitin 1527 Henry i kërkoi Papa Klementit VII anullimin e martesës së tij me Katerinën, por kjo gjë iu refuzua. I inkurajuar nga këshilltarët kritikë ndaj papatit, ai u martua fshehurazi me Annen në vitin1533. Në këtë mënyrë u shkëput me Kishën Katolike Romake dhe menjëherë u emërua kryetari i Kishës së Anglisë.
Mirëpo, magjepsja e Henrit me mbretëreshën e tij të dytë filloi të zbehej shpejt
Veçanërisht kur edhe ajo nuk mundi t’i jepte një trashëgimtar mashkull. Më vitin 1536, mbreti e arrestoj Annën dhe e dënoi me vdekje duke i prerë kokën. Arsyeja sipas tij ishin akuzat për magji, incesti dhe kurorëshkelja. Këto akuza në të vërtetë ishin të rreme. Pas kësaj, 11 ditë më vonë, ai u martua me Jane Seymour, e treta nga gjashtë gratë e tij.
Në dekadat që pasuan, pyetjet rreth fesë zyrtare të shtetit do vazhdonin ta copëtonin dhe dobësonin mbretërinë. Vetëm pas kurorëzimit dhe mbretërimit 44-vjeçar të Elizabetës së I, morën fund këto konflikte. E bija e Henrit me Anne Boleyn, krijoi kishën e përhershme protestante angleze.
Pierre dhe Marie Curie
Kur Marie Sklodowska u martua me Pierre Curie në 1895, çifti nisi një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Ky rrugëtim u siguroi atyre famë ndërkombëtare dhe ndikim në gjeneratat e ardhshme të shkencëtarëve. Lindur në Varshavë të Polonisë, në vitin 1867, Marie ishte nxënëse e shkëlqyer. U dekorua në shkencat fizike dhe matematikë nga Sorbona në Paris.
Në vitin1894 u njoh me Pierre Curie, një fizikant dhe kimist i shquar francez, tetë vjet më i madh se ajo. Dyshja u lidh menjëherë për shkak të interesit të ndërsjellë mbi shkencën dhe dashurinë për çiklizëm. Një vit më vonë u martuan. Duke kërkuar një temë për tezën e saj të doktoraturës (të intriguar nga zbulimi aksidental i fizikanit Henri Becquerel i radioaktivitetit në vitin1896) Marie Curie filloi të studiojë rrezet e uraniumit.
Shumë shpejt edhe Pierre iu bashkua kërkimeve të saj. Në vitin 1898, një vit pas lindjes së vajzës së tyre Irène, të dy zbuluan poloniumin (i quajtur kështu në nder të atdheut të Marie) dhe radiumin. Në vitin 1902 ata izoluan me sukses kripërat e radiumit radioaktiv nga minerali i Uraninite.
Një vit më vonë, çifti u nderua me çmimin Nobel në fizikë për punën e tyre marramendëse mbi radioaktivitetin.
Në 1904 Marie lindi një vajzë të dytë dhe Pierre u emërua dekani i fizikës në Sorbonne. Dy vjet më vonë, ai vdiq në një aksident fatkeq në një rrugë në Paris.
Edhe pse e shkatërruar, Marie u zotua të vazhdojë punën e saj. Ajo u emërua në vendin e burrit të saj në Sorbonne, duke u bërë profesoresha e parë femër e universitetit.
Më vonë u interesua për aplikimet mjekësore të substancave radioaktive, përfshirë potencialin e radiumit si terapi kancerogjene. Ajo drejtoi Institutin Radiumit në Universitetin e Parisit, një nga qëndrat më të rëndësishme për kiminë dhe fizikën bërthamore. Marie vdiq në 1934 nga leuçemia, e shkaktuar nga katër dekada ekspozimi ndaj substancave radioaktive. Irène Curie vazhdoi traditën e familjes, duke ndarë çmimin Nobel të vitit 1935 për kimi me burrin e saj për zbulimin e tyre të radioaktivitetit artificial.
Car Nikolla II dhe Alixe e Hesse
Të vendosur përballë sfondit të trazirave revolucionare, të ngatërruar me një oportunist dhe të varur nga një sëmundje e pashërueshme, jeta e tyre kishte të gjitha elemente e një opere të bujshme. Mbesa e Mbretëreshës së Anglisë Victoria, Alix Victoria Helena Louise Beatrice – e njohur më vonë si Alexandra Feodorovna Romanov — kundërshtoi një martesë të rregulluar me kushëririn e saj të parë, Princin Albert Victor.
Alix, vetëm një adoleshente, ra në dashuri me Nikollën, trashëgimtarin e fronit rus. Po aq i dashuruar edhe princi, bindi babanë e sëmurë të pajtohej me bashkimin e tyre. Dyshja u martua në nëntor të 1894, vetëm disa javë pas vdekjes së czarit dhe kurorëzimit të Nikollës.
Megjithëse të rrethuar nga trishtime të madha, martesa ishte e lumtur dhe e apasionuar. Ata sollën në jetë katër vajza dhe një djalë, Alexei. Nga babai i tij careviçi trashëgoi të drejtën për fronin rus, por nga nëna trashëgoi një sëmundje të rëndë. Hemofilia dhe çrregullimi i gjakut, një gjen bartës nga Alexandra dhe gjyshja e saj.
Të tmerruar nga humbja e Aleksit, ata u mbështetën gjithnjë e më shumë tek “murgu i çmendur” Grigor Rasputin.
Thuhej se trajtimet e hipnozës së Rasputin-it ngadalësonin hemoragjitë e djalit. Ndikimi politik i Rasputinit mbi carin dhe czarinën minoi besimin e publikut rus mbi dinastinë Romanovëve. Kjo solli edhe përmbysjen e tyre gjatë Revolucionit të Shkurtit në 1917. Nikolla, Alexandra dhe fëmijët e tyre u ekzekutuan në 16 korrik 1918, me urdhër të liderit bolshevik Vladimir Lenin. Në mënyrë indirekte, romanca e çiftit mbretëror hapi një kapitull të ri dhe të përgjakshëm në historinë e Rusisë.
Mildred dhe Richard Loving
Richard Loving, një mashkull i bardhë, takoi Mildred Jeter, një mik të familjes që ishte me origjinë afriko-amerikane. Kur të dy ishin adoleshentë, marrëdhënia e tyre u kthye në romancë. Historitë e dashurisë të ngjashme si kjo e tyrja ishin të rralla. Në qershor 1958 çifti u nis në Uashington për të shkëmbyer unazat.
Udhëtuan 130 km larg vendit të tyre të lindjes Virxhinias, sepse ligjet i quanin të paligjshme martesat ndër-racore.
Pesë javë më vonë, oficerët e policisë përshkuan derën e tyre dhe zgjuan të porsamartuarve në mes të natës. Kur sherifi e pyeti se çfarë po bënte në shtrat me atë zonjë, 24-vjeçari Riçard tregoi certifikatën e martesës. U arrestuan dhe u akuzuan për “bashkëjetesë si burrë e grua, kundër paqes dhe dinjitetit të Komonuelthit”.
Dy të dashuruarit u dënuan me një vit burg dhe me një internim 25-vjeçar nga shteti i tyre i lindjes.
Çifti u zhvendos në Washington, ku jetuan për pesë vjet dhe patën tre fëmijë. Duke humbur familjen dhe miqtë e tyre në shtëpi, në vitin 1963 ata kontaktuan Prokurorin e Përgjithshëm amerikan Robert F. Kennedy, i cili i drejtoi ata në Unionin Amerikan të të Drejtave Civile. Juristët vullnetarë përfundimisht e çuan çështjen deri në Gjykatën Supreme. Në gjyqin historik Loving v.Virginia të vitit 1967, u quajt antikushtetues ndalimi i martesave racore në Virxhinia. Ky ligj u pasua edhe në 15 shtete të tjera. Richard u vra në një aksident automobilistik në vitin 1975. Mildred qëndroi në shtëpinë e saj në Virxhinia derisa vdiq në vitin 2008.
Këto ishin pra, historitë e dashurisë që ndryshuan rrjedhën e historisë botërore.