Horoskopi
Horoskopi juaj është si një llojë pasqyre për ju! Ai ju mundëson të lexoni parashkimin mbi zhvillmimet në jetën tuaj, si dhe horoskopi ju ndihmon të reflektoni për ndienjat dhe eksperiencat tuaja! Mirëpo më e rëndësishmja, zbërthen detajisht karakterin tuaj!
Si hartohet horoskopi?
Në përdorim të zakonshëm, horoskopi shpesh i referohet interpretimit të një astrologu, zakonisht i bazuar në një sistem të astrologjisë së shenjës së diellit diellor. Bazuar rreptësisht në pozicionin e Diellit në momentin e lindjes.
Ku lexohet horoskopi?
Horoskopin mund ta lexoni në faqe si kjo, që i dedikohet komplet atij. Në app të ndryshëm, mirëpo në kohët e më parshme, e edhe sot shumë gazeta dhe revista mbajnë kolona parashikuese. Horoskopi shkruhet në prozë dhe zakonisht ka lexueshmëri shumë të madhe.
Çfarë është astrologjia?
Para së gjithash astrologjia është një gjuhë e përgjithshme , është gjuha e simboleve, që jo vetëm që na flet për veten tonë por na bën të komunikojmë me njëri-tjetrin, dhe akoma më mirë të kuptohemi.
Një fillestar në astrologji duhet në fillim të mësojë alfabetin e saj (glifet), zgjedhimet e saj (aspektet). Ajo fillon të ndërtojë fjalitë e tij të para dhe të perfeksionojë gramatikën.
Si çdo gjuhë e gjuhë e gjallë, sigurisht që astrologjia lidhet me epokën e saj dhe me njerëzit që e praktikojnë atë.
Çfarë nuk është astrologjia?
Astrologjia nuk është dhe nuk do të jetë kurrë fall. Falli bëhet me intuitë të pastër dhe jo me analiza. Falli nuk ndahet në degë, nuk përshtatet me debatet dhe nuk është njohuri që i nënshtrohet pasurimit apo evolucionit.
Falli është një dhunti, astrologjia një praktikë. Një astrolog nuk ka në përgjithësi “sinjale, vizione”, ai punon përmes rezultateve (llogaritjeve) dhe intuita nuk është veçse një plus në interpretimin e tij. Astrologjia nuk duhet të jetë një mjet detyrues dhe aq më pak një mjet diskriminimi.