Letra dashurie nga Bonaparte, Hemingway dhe Cash

  • dua.com Team ·
  • 08.12.2021 ·
  • Dashuri ·
  • 3 min read

Letra dashurie, Ndoshta në ditët e sotme nuk shkruajmë shumë letra dashurie mirëpo dikur ato letra kishin rëndësi të jashtëzakonshme për çiftet. Ato ishin ura komunikimi. Ishin një nga metodat kyçe për të shprehur dashurinë.

Më poshtë ju mund të lexoni pjesë të shkëputura nga letra dashurie që të famshmit ua kanë dedikuar partnereve të tyre. Zonjave që ua kanë marr zemrën. Lexoni çfarë kanë shkruar dikur perandori Napoleon Bonaparte, muzikanti Johnny Cash dhe mjeshtri i fjalës së shkruar, Ernest Hemingway.

Letra e Napoleon Bonapartës për Jozephine

Perandori i Francës, Napoleon Bonaparte, ishte i pa mëshirshëm për armiqët. Mirëpo  pëmres letrave të dashurisë që i ka drejtuar gruas së tij Jozephine në vitin 1795, shohim një anë tjetër të tij. Më poshtë lexoni një paragraf shkëputur nga një nga to.

“Kujdes, Jozefinë një natë të bukur, dyert do të shemben, dhe ja ku do të shfaqem unë. Në të vërtetë, jam i shqetësuar, e dashur, që nuk kam lajme nga ti; më shkruaj një letër me katër faqe, të bërë atypëraty, me ato fjalë magjepsëse që më mbushin zemrën me emocion dhe gëzim. Shpresoj të të shtrëngoj në krahë shumë shpejt, kur do të të mbush me një milionë puthje, të zjarrta si dielli i ekuatorit”.

Letra e Ernest Hemingway drejtuar Marlene Dietrich

E kush nuk ka dëgjuar për letërkëmbimin midis shkrimtarit Ernest Hemingway dhe të dashurës së tij Marlene Dietrich?
Në nga letrat më të famshme është shkruar më 12 gusht 1952, pak muaj pasi shkrimtari kishte përfunduar së shkruari romanin ‘Plaku dhe deti’.
“E dashur Marlene, të kam dashur dhe admiruar gjithmonë. Dua ta dish që të harroj ndonjëherë… ashtu siç harroj të rrahurat e zemrës sime; ajo megjithatë rreth, gjithmonë. Nuk arrij të përshkruaj sesi sa herë që të përqafoj, ndjehem në shtëpi”, shkruan shkrimtari. Kjo letër e shkruar nga nga Ernest Hemingway e që adresohej  për Marlene Dietrich, është një nga letrat e shumta që shkrimtari i dërgoi përgjatë 30 viteve miqësi.

Letra e Johnny Cash për Carter Cash

Letra me të cilën muzikanti i famshëm Johnny Cash ia ka uruar ditëlindjen gruas së tij Carter Cash është një nga letrat më të ndiera që mund të lexoni. E thjeshtë por kuptimplotë.

“Ne të dy lindëm dhe u plakëm për njëritjetrin. Ne mendojmë njësoj. I lexojmë mendjen njëritjetrit. Ne e dimë së çfarë duam, pa pyetur. Ndonjëherë irritojmë njëritjetrin nga pak. Por një herë në kaq kohë, si sot, unë mendoj dhe kuptoj sa me fat jam që kam ndarë jetën time me gruan më të mirë që kam takuar ndonjëherë. Ti ende më magjeps dhe më frymëzon mua.
Ti je objekt e dëshirave të mia, arsyeja e parë për ekzistencën time”, shkruan Cash. E kush do të donte ndonjë gjë më tëpër se sa një shprehje të tillë ndienjash?

dua.com Team

Related