Lojra per cifte që mund t’i luani me të dashurin tuaj

  • ·
  • 01.11.2021 ·
  • ·
  • 3 min read

Lojra per cifte, Në përgjithësi, vajzat nuk luajnë shumë lojëra online por nuk mund të themi të njëjtën gjë për djemët. Megjithatë janë disa lojëra që mund t’i luani bashkë me të dashurin tuaj.

Kur nuk jeni afër njëritjetrit ju mund t’i shfrytëzoni këto lojëra për tu argëtuar. Kësisoj ju mund të shihni edhe shpirtin garues të të dashurit tuaj. Më poshtë ne ju rekomandojmë disa lojëra që mund t’i luani bashkë online.

8 Ball Pool

Ka shumë mundësi që keni dëgjuar tashmë për këtë lojë, ose madje e keni provuar të paktën për një herë. 8 Ball Pool është një ndër lojërat më të njohura të pishinës në botë, e cila është zhvilluar nga Miniclip të cilët ishin të njohur më parë për zhvillimin e lojërave. Kjo është një lojë argëtuese me të cilën do të kënaqeni nëse vendosni ta luani me partnerin tuaj. Kështu që mos hezitoni ta provoni. Ne ju dëshirojmë sa më shumë fat në lojë dhe momente argëtimi!

Draw Classic

Nëse të dyve ju pëlqen arti dhe vizatimi atëherë Draw Classic është loja ideale për ju. Në këtë lojë juve ju duhet të vizatoni një gjësend të caktuar dhe bashkëlojtari në anën tjetër duhet të ja qëllojë se çka saktësisht ju keni vizatuar. Pastaj është radha e tij që të vizatojë diçka për ju dhe ju ta qëlloni se çfarë është. Pastaj në fund pas përfundimit të vizatimit secili prej jush mund të lini një mesazh. Në këtë rast ju mund të bëheni edhe romantik. Bëhuni kreativ dhe Draw Classic do të jetë loja juaj e preferuar!Second life

Imagjinoni të luani një lojë me të dashurën tuaj që është thelbësisht e ngjashme me jetën reale tingëllon e mahnitshme, apo jo? Epo një lojë e tillë është Second life. Në këtë lojë ju mund të dilni në takimme një karakter tjetër madje edhe  mund të puthni. Kjo është loja perfekte për ato çifte që gjithmonë donin të luanin disa lojëra romantike në internet me njëritjetrin. Provojeni Second life dhe nuk do të zhgënjeheni!