Marrja e nuses – Si shkon kjo ceremoni?

  • dua.com Team ·
  • 17.04.2023 ·
  • Lifestyle ·
  • 4 min read

Marrja e nuses është një nga ceremonitë më të rëndësishme në dasmat shqiptare.

Është një traditë krejtësisht unike, që mesa kemi informacion praktikohet vetëm në trojet shqiptare dhe tek-tuk nëpër Ballkan.

Si ceremoni, marrja e nuses është e mbushur me tradita dhe simbolika që lidhen me vajzërinë, martesën, shtimin e familjes, mbarësinë, e gjëra të tilla.

Në përgjithësi, marrja e nuses në të gjitha rajonet shqiptare ngjason si ceremoni, mirëpo ka edhe disa gjëra që e dallojnë atë për shembull nga JuguVeri.

Për këtë arsye, në këtë blog ne do të flasim në detaje për ceremoninë e marrjes së nuses.

Marrja e nuses sipas traditave shqiptare

Gjithmonë ceremonia e marrjes së nuses ka qenë një nga ceremonitë më të veçanta të martesave shqiptare.

 Në kohët e më parshme nusja merrej me karroca dhe kuaj. 

Burrat e familjes së dhëndrrit niseshin nga shtëpia e dhëndrrit me kuaj.

Në fund të radhës së krushqive ishte karoca e nuses.

Një karrocë druri, e mbuluar dhe e zbukuruar me çilima tradicional, punë dore.

Vargu i burrave kruqshqi pasi e merrnin nusen e re nga familja e saj, e dërgonin atë tek familja e burrit, ku pritej me festë të madhe.

Simbolikat gjatë marrjes së nuses

Nusja bëhet gati për të shkuar në shtëpinë e burrit të saj, zakonisht në orët e paraditës së të dieles.

Në kohët e më hershme, nuset vishnin rrobat tradicionale shqiptare në ditën e tyre të dasmës.

Sot, për ditën e martesës nuset zakonisht veshin fustanin dhe vellon e bardhë.

Si në kohërat e më hershme, si dhe sot, nuses i kushtohet një kujdes i veçantë sa i pëketë dukjes, flokëve dhe grimit.

Pasi të jetë gati nusja, ajo i pret krushqit në shtëpinë e saj, zakonisht në një dhomë të veçantë.

Pasi krushqit dhe krushkat të kenë mbërritur në oborrin e nuses, ato shërbehen me ujë e pije freskuese, ku nuk mungon muzika dhe vallëzimi.

Vetëm një grup grash, më të aftërta me dhëndrrin, futen brenda në shtëpi dhe e takojnë për së afërmi nusen.

Nusja zakonisht ka një dhuratë për to.

Në kohërat e më hershme dhuratat ishin kryesisht punëdore, te punuara nga vetë nusja, si mindila, këmisha, etj.

Në ditët e sotme dhuratat janë më të thjeshta, zakonisht të tilla si lulet dhe çokolladat.

Hedhja e orizit, sheqerit e bomboneve, si dhe gishtat me mjaltë

Kur nusja shqiptare zbret për herë të parë në oborrin e familjes së burrit, ajo pritet me ëmbëlsi.

Rreth saj hidhet oriz, bombona ose çokollada.

Si shenjë që ajo po sjellë ëmëlsi në atë shtëpi dhe si shenjë që jeta aty do të jetë e ëmbël për të.

Një simbolikë tjetër që shqiptarët e lidhin me ëmbëlsinë dhe mbarësinë është edhe ajo e mjaltit.

Nuses, para se të hyjë në derën e shtëpisë së burrit i lyheshin gishtat me mjaltë.

Ajo duhet ta prekte majen e derës me gishta, në mënyrë që të  ketë jetë të lumtur.

Si bëhet sot ceremonia e marrjes së nuses?

Sot, në kohët moderne, marrja e nuses padyshim se bëhet me vetura.

Një kolonë e gjatë veturash niset nga familja e dhëndrrit për te familja e nuses.

Veturat zbukurohen me lule dhe dekore të tjera moderne.

Dallimi është se në ceremonitë moderne dhëndrri merrë pjesë gjithmonë.

Në kohërat e më hershme kjo nuk ndodhte. Pjesa tjetër, e ceremonisë edhe sot ngjason me atë të dikurshmen.

Gratë e familjes së dhëndrrit takohen me gratë e familjes se nusës.

Si dhe burrat e familjes së dhëndrrit priten nga burrat e familjes së nuses.

Ata urojnë njëri-tjetrin. Nusja, pasi përshendetet me familjen e saj, niset bashkë me kruqshit. Muzika nuk mungon në asnjë moment.

dua.com Team

Related