Sa duhet të tolerojmë në lidhje?
- dua.com Team ·
- 09.09.2021 ·
- Lifestyle ·
- 4 min read
Sa duhet të tolerojmë në lidhje? Të gjithë e dimë së marrëdhëniet nuk janë gjithmonë lule e mjaltë. Mirëpo sa duhet të tolerojmë në lidhje?
Mos harroni se lidhja juaj duhet t’ju bëjë të ndiheni të ngazëllyer dhe të lumtur për jetën. Jo të mbytur, të shtypur ose të padashur. Shumë njerëz qëndrojnë në marrëdhënie të palumtura vetëm sepse kanë frikë të jenë vetëm. Apo nuk mund ta përshkruajnë jetën e tyre pa personin në fjalë. Të gjithë meritojnë respekt, dhembshuri dhe dashuri në marrëdhënie. Nëse nuk ndiheni sikur partneri juaj ju jep ato, ju mund të rimendoni marrëdhënien tuaj me të. Më poshtë në po përmendim disa gjëra që nuk duhet të toleroni në një lidhje.
Mos-respektin
E para dhe më e rëndësishmja, një marrëdhënie e shëndetshme fillon me respekt nga të dy individët. Sepse ju kurrë nuk duhet të toleroni dikë që ju thërret me emra ofendues, ju poshtëron ose ju bën të ndiheni jo rehat. Edhe nëse keni një debat të nxehtë, kjo nuk i jep të drejtë partnerit tuaj që t’ju trajtojë me mosrespekt! Kjo nuk tolereohet vetëm sepse ai apo ajo nuk mund ta kontrollojnë gjuhën e vet.
Një partner që ju kontrollon
Kur pyesin vetën ‘Sa duhet të tolerojmë në lidhje?’ dijeni që tolerimit duhet t’i vije fundi kur partneri përpiqet të kontrollojë jetën tuaj. Nëse ndiheni sikur nuk e keni kontrollin e jetës tuaj atëherë largohuni sa nuk është vonë. Një gjë e tillë ndodhë kur ju duhet t’i merrni partnerit leje për gjëra të vogla e të mëdha. Kur telefoni juaj mbikqyret e kur rregullat bëhen vetën nga ana e kundërtë. Një situatë e tillë nuk është e tolerueshme.
Shkeljen e besimit
Përveç respektit, besimi i ndërsjellë duhet të ekzistojë në një marrëdhënie që ajo të lulëzojë. Nëse nuk mund t’i besoni partnerit tuaj, ose duhet të flisni me të, përfundoni lidhjen para se të futeni shumë thellë. Të dy partnerët duhet të ndihen plotësisht rehat në marrëdhënie që ajo të funksionojë. Mungesa e besimit padyshim se do të vrasë një marrëdhënie të shëndetshme.
Kur nuk ndiheni si prioritet
Ndonëse ka pjesë të tjera të rëndësishme të jetës jashtë marrëdhënieve, partneri juaj duhet t’ju japë përparësi mbi gjërat e tjera. Nëse ai ose ajo rri me miqtë më shumë se ju, për shembull, kjo tregon se nuk e merrë lidhjen shumë seriozisht. Asnjëherë mos toleroni dikë që nuk gjen kohë për t’ju bërë të ndiheni të veçantë – ju meritoni dikë që do t’ju trajtojë ashtu si duhet.
Mos toleroni negativitetin
Natyrisht se negativiteti do të jetë pjesë e çdo marrëdhënieje në jetë, por nuk duhet të ketë përparësi ndaj një qëndrimi pozitiv. Një pikëpamje negative për jetën do të përkthehet në mendime negative, dhe në fund të fundit, një mendje negative. Njerëzit që përqendrohen tek negativti kanë tendencë të kenë energji të ulët dhe fajësojnë të tjerët për problemet e tyre. Mos toleroni kurrë për dikë që shfaq negativitet të tillë në lidhje me jetën.
Partneri duhet t’ju dëgjojë dhe përkrahë
Të dy duhet të ndiheni rehat të bisedoni sinqerisht dhe hapur me njëri-tjetrin. Nëse partneri juaj rregullisht ju bën të ndiheni sikur mendimet tuaja nuk kanë rëndësi, kjo do të thotë se ai ose ajo nuk ju vlerëson me të vërtetë si një person. Kurrë nuk duhet ta toleroni këtë lloj sjelljeje në një marrëdhënie. Partneri juaj gjithashtu duhet t’ju mbështesë 150% kur bëhet fjalë për ëndrrat dhe qëllimet tuaja. Ju kurrë nuk duhet të toleroni dikë që bëhet xheloz ose përpiqet të dëmtojë suksesin tuaj – një partner vërtet mbështetës do t’ju inkurajojë dhe do t’ju ndihmojë në çdo hap të rrugës.