Shenjat e dashurise
- ·
- 22.10.2021 ·
- ·
- 7 min read
Shenjat e dashurise: Shpesh herë është e vështirë ta kuptoni se kemi rënë në dashuri. Ndonjëherë edhe nuk duam të ja pranojmë vetës se kjo ka ndodhur me ne.
Megjithatë janë disa shenja të vogla që na tregojnë qartë se jemi të dashuruar. Se në njëfarë forme apo tjetër nuk kemi shpëtim nga kjo gjë! Mirëpo mos u frikësoni! Të rënit në dashuri është gjëja më e bukur në botë. Madje edhe nësë jeni dashuruar dhe dëshpruar më herët. Mos u frikësoni t’ja hapni derën kësaj ndienje sërish!
Personi që ua ka marrë zemrën është tërë kohën në mendje tuaj
Kur kemi rënë në dashuri e gjithë vëmendja jonë shkon drejt personit për të cilin kemi filluar të kemi ndienja. Ne vazhdimisht mendojmë se si është apo çfarë po bën. Në mendjen tonë përsërisim çdo kujtim që kemi me të. Analizojmë sjelljet. Buzqësheshjen apo zërin. Kur kemi rënë në dashuri gjithçka për atë person na duket e mahnitshme!
Dëshironi t’i tregoni gjithçka
Kur bini në dashuri me dikë dëshironi të ndani çdo gjë më të. Edhe gjërat më të rëndomta që ju ndodhin gjatë ditës dëshironi t’ja tregoni atij personi. E mos të flasim për gëzimet apo edhe shqetësimet e mëdha. Ai është personi i parë që ju vjen në mendje kur doni të bisedoni për diçka. Ju duket se askush sikur ai përson nuk ju kupton. Epo, kjo është magjia e dashurisë.
Po bëhesh person më i mirë
Kjo është një nga gjërat më të bukura që ju ndodh kur dashuroheni. Dita ditës ju rritet dëshira për tu bërë person më i mirë. Thënë ndryshe, kur jeni në dashuri dëshironi të jeni versioni më i mirë i vetës. E dashuria e nisur rishtazi ju motivon shumë që ta bëni këtë. Ju në mënyrë të natyrshme nisni të punoni me vetën dhe të bëhëni edhe njeri më i mirë. Energjia pozitive dhe vullneti ju përshkon pa kufij.
Vështirë koncentroheni në gjëra tjera
Javët e para pasi që kemi rënë në dashuri shkolla, puna e gjithçka tjetër del në plan të dytë. Ndoshta ju vet nuk e vëreni këtë. Mirëpo shpenzoni orë duke shkruar me atë person. Apo në rastin më të mirë duke kaluar kohë më të. Asgjë që lidhet me punën apo shkollën nuk ka duket më shumë problematike. Gjithçka e shohim në harmoni të plotë. Për arsyen se hormoni jonë i lumturisë rritet çdo ditë e më shumë.
Të merr malli shumë shpejt
Kur dashurohesh malli të merr për atë person edhe nëse ke qëndruar me të deri para nja ore. Kjo është një ndienjë e pashmangshme. Një mungesë që nganjëherë ju duket e pa arsyeshme. Mirëpo është aty, e pranishme dhe e paevitueshme. Ju mungon tjetri aq shumë sa vdisni për t’ja bërë më dije këtë. Pra, nëse ende s’ja keni pranuar vetës se jeni dashuruar por ndieni një mall të pashmangshëm, mendoni sërish.
Shenjat që tregojnë se jeni të dashuruar!
A jeni me të vërtetë të dashuruar? Sigurisht ju ka ndodhur të pyesni veten në lidhje me ndjenjat tuaja dhe është vërtet e vështirë ta kuptoni sepse shpesh ju kanë mashtruar.
Fatmirësisht, janë bërë disa hulummtime dhe kanë gjetur se kur personat bien në dashuri truri duket shumë më ndryshe nga ata që vetem përjetojnë një ndjenjë të rastit. Po aq ndryshe është edhe truri i dikujt që ka një marrëdhënie të përkushtuar afatgjatë.
Studimet udhëhequr nga Helen Fisher, antropolog në Universitetin Rutgers dhe një nga ekspertët kryesorë në bazë biologjike të dashurisë, ka zbuluar se faza e trurit “në dashuri” është një periudhë unike. Ja disa shenja që tregojnë se kur jeni vërtet të dashuruar sipas tij.
Jeni të fiksuar pas tyre
Mendoni për ta gjatë gjithë kohës. Nuk mund ta detyroni veten për të mos menduar. Ti thua, “Ok, sot nuk do të mendoj për këtë person,” por edhe duke qenë e paramenduar gjithmonë ju përfundoni duke menduar më shumë për ta.
Bëni çdo gjë pas tyre
Bëni gjera për ta, të cilat nuk do t’i kishit bërë, edhe nëse janë të mërzitshme për ty. Si për shembull ndihmoni partneren të levizë gjërat e tyre shtëpiake ose dilni nga vetja. Shkoni shtatë blloqe më poshtë vetëm që tu merrni embelsiren specifike që i pëlqen.
Partneri juaj ju duket i/e përkryer
E gjeni veten duke këmbëngulur në gjëra që mbajnë erën e tyre-bluzat e tyre, fletët e tyre. Nuk ju prishin punë gjërat e shëmtuara, si rrethi i zi i syve apo një pucërr e madhe. Vetëm sa i bën më njerëzor dhe në njëfarë mënyrë më simpatik? Njerëzit të cilët janë të dashuruar kanë tendencë të përqëndrohen vetem në cilësitë pozitive. Ata fokusohet në ngjarje të parëndësishme dhe objekte që u kujtojnë të dashurit dhe momentet e tyre ditore.
Doni të dini gjithçka rreth jetës së tyre
Gjithçka rreth fëmijërisë së tyre, familjes së tyre, koncertin e tyre të preferuar që ata kanë shkuar, kujtimet e tyre më të mira të shkollës, gjithçka. Ju jeni në gjendje t’i dëgjoni ata duke ju treguar gjëra me orë të tëra.
Jeni të dashuruar kur flisni për ta vazhdimisht
E gjeni veten duke qeshur pa kontroll, vetëm kur mendoni për fytyrën e tyre të çorientuar. Kur flisni për të tek shoqëria juaj të gjithë reagojnë diçka si:’ Po e dim që i pëlqen Games of Throne. Na ke treguar këtë edhe shtatë herë të tjera.”
Kontrolloni profilet e tyre
Facebook/Twitter/Instagramin e tyre, në një rotacion të rregullt, vetëm për të parë nëse ka postuar diçka të re. Nuk është e asgje për tu çuditur.
Gjithçka që ata bëjnë të duket mangjepsëse
A janë zgjuar herët ose a po i pastrojnë dhëmbët? JU JENI TË GOZHDUAR. Ndiheni sikur ata ju dëgjojnë me të vërtetë dhe respektojne mendimet dhe opinionet e juaja. Asnjëherë nuk frikësoheni t’ju tregoni se si ndiheni ose çfare mendoni. Dhe kjo është diçka e re për ty.
Shpresoni të jeni bashkë përgjithmonë
Ke dëshirë të udhëtoni së bashku dhe e gjen veten duke planifikuar pushimin muaj më parë. Në njëfarë mënyre e shihni edhe atë në të ardhmen tuaj.
Ke dëshirë të ndash gjërat me të
Hapësirën e krevatit, ushqimin, koleksionet muzikore, librat. I huazon atyre gjëra dhe ndihesh mirë për këtë dhe gjithashtu merr edhe ti gjëra nga ata. Nuk ka ndonjë rradhitje apo zotërim rreth hapësirës ose gjërave. Ju jeni një.
Shkëndija zhduket por jo kur jeni të dashuruar nga distanca
Për fat të keq, të qenurit i dashuruar zakonisht nuk zgjat përgjithmonë. Është një qendrim i fiksuar që ose transformohet në afat të gjatë ose zhduket dhe marrëdhënia dështon. Në qoftë se ka pengesa fizike apo sociale që pengojnë partnerë të shohim njëri-tjetrin rregullisht – Për shembull, në qoftë se marrëdhënia është e gjatë-në distancë – atëherë fraza “në dashuri” zgjat më shumë se po të ishin bashke gjatë gjithë kohës.