Shenjat qe ai nuk te do

Përmbajtja

  1. Nuk merr parasysh nevojat tuaja
  2. Nuk tregohet i mirë me ty
  3. Nuk respekton familjen dhe miqtë e tu
  4. Të kritikon shumë
  5. Nuk të dëgjon

Shenjat qe ai nuk te do? Cili është ndryshimi mes një marrëdhënieje që po kalon një periudhë të vështirë dhe një marëdhënieje që nuk po funksionon? Epo kur ai nuk ju respekton kjo defenitivisht është shenjë e mos funksionimit.

Në fillim gjërat dukeshin kaq mirë, por gjatë rrugës, partneri juaj u shndërrua plotësisht? A mendoni se marrëdhënia juaj po bëhet mbytëse? Këtu do të lexoni disa nga pesë shenjat qe ai nuk te do

Nuk merr parasysh nevojat tuaja

Kompromisi është elementi thelbësor për çdo marrëdhënie. Është më se normale të kërkosh dhe të japësh mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. Nëse i injoroni këto elemente thelbësore dhe nëse ai nuk i konsideron nevojat tuaja, kjo tregon se ai nuk ju respekton.

Për më shumë rreth kësaj teme, lexoni Një takim – Pse ai ju shkruan por nuk ju fton? dhe Vajza beqare – Arsyet pse nuk lidhen me meshkuj.

Nuk tregohet i mirë me ty

Me dashuri dhe mirëkuptim mund të ndani me partnerin tuaj edhe të vërtetat më mizore. Nëse dikush ju mbështet vërtetë, atëhere do t’ju dëgjojë dhe do t’ju kushtoj vëmendje. Nëse ju bën të ndiheni keq gjatë gjithë kohës, atëherë gjërat nuk po shkojnë mirë. Kur dikush të do me gjithë qenien e tij, zakonisht bën një përpjekje të madhe për ta bërë partnerin të ndjehet rehat në çdo situatë. Kujdes!

Nuk respekton familjen dhe miqtë e tu

Nëse ai nuk mban qëndrim dhe nuk tregon respekt ndaj familjes dhe miqve tuaj, kjo tregon se ka nuk ka respekt për ty në radhë të parë. Miqtë dhe familja janë pjesë e jotja, sepse përfaqësojnë shtyllën e jetës tuaj. Zakonisht, duhet të mundohesh që të përshtatësh partnerin me familjen dhe miqtë e tu, përndryshe marrëdhënia juaj është e prirur të dështojë.

Të kritikon shumë

Asgjë që bëni nuk e kënaq, madje nuk vlerëson as përpjekjet e tua. Ju gjykon vazhdimisht dhe është shumë kritik për gabimin më të vogël. Nuk harron e nuk fal dhe veprimet e tua shpesh bëhen objekt kritike dhe kontrolli.

Nuk të dëgjon

A të dëgjon kur flet me të? A merr pjesë në një bisedë apo mezi pret që të përfundosh dhe secili të kthehet në punën e vet? Apo do vetëm të flasë për problemet e tij dhe nuk ju kushton aspak rëndësi? Të qenit i hapur me partnerin dhe të mbash një bisedë ose diskutim serioz është thelbësore në një marrëdhënie. Nëse kjo nuk ndodh, është e qartë që ai nuk të respekton dhe se është momenti t’i jepni fund kësaj marëdhënieje.

Të ngjashme

vajza beqare
  • Lifestyle
  • 5 min read

Vajza beqare – Arsyet pse nuk lidhen me meshkuj

Në ditët e sotme, është gjithnjë e më e zakonshme të takosh vajza beqare që...

nje takim
  • Lifestyle
  • 6 min read

Një takim – Pse ai ju shkruan por nuk ju fton?

Doni një takim? Njihni një mashkull online i cili ju shkruan ditë e natë, por...

takimi i parë
  • Chat & Meet
  • 10 min read

Takimi i parë – qëllimet, përgatitja & rregullat

Takimi i parë është shumë i rëndësishëm për shkak se në të vërtetë në...