Si te flisni me nje vajze?
- dua.com Team ·
- 22.03.2021 ·
- ·
- 4 min read
Si te flisni me nje vajze? Por, ka një problem të vogël…nuk dini si te flisni me nje vajze sepse jeni tip i ndrojtur.
Së pari relaksohuni, sepse nuk është aq e vështirë sa mendoni. Vajzat nuk janë aq ndryshe nga djemtë, edhe ato pëlqejnë të flasin për sportin, filmat, librat, udhëtimet, muzikën e kështu me radhë.
Zakonisht keni vështirësi të flisni me një vajzë për dy arsye:
- Përpiqeni të ndiqni rregulla që nuk ekzistojnë.
- Jeni të bindur se bisedat do t’ju çojnë diku, si për shembull një natë me të.
I keni provuar të gjitha dhe asnjëra prej metodave që dini nuk ka funksionuar? Ne duam t’ju japim disa ide se si tu flisni vajzave në një festë. Kini parasysh ato nuk duan vetëm të shkojnë në shtrat siç mund ta paramendoni. Duan të flasin.
Ndaj, gjeni tema me të cila mund të thyeni akullin dhe filloni të bisedoni. Flisni me sinqeritet për aktivitetet tuaja, punën apo ndani me të një eksperience që nuk ia keni thënë askujt tjetër.
Pyeteni se çfarë lloj muzike i pëlqen
Shumica e vajzave e adhurojnë muzikën. Ato pëlqejnë të flasin për këngë, këngëtarë, grupe dhe industrinë e muzikës. Edhe ato kanë opinionet e tyre, përse nuk i pyesni për to? Në rastet kur ajo dhe ti nuk pëlqeni të njëtën muzikë, mos u shqetësoni, ka tema të tjera që mund të flisni. Nëse muzika që ajo dëgjon është e veçantë, atëhere ofrohuni ta dëgjoni, që të shikoni këndvështrimin e saj mbi muzikën.
Pyeteni nëse po lexon ndonjë libër
Vajzat lexojnë, dhe shumë madje. Duke folur për librat mund të zbuloni edhe diçka rreth karaketrit të saj. Nëse pëlqen poezi, tregime, romanca apo klasikët e kështu me radhë. Mund ta pyesësh edhe që të të rekomandoj ndonjë libër. Ide e mirë apo jo?
Bisedoni për politikën dhe fenë
Ndonjëherë këto tema shmangen në bisedat e para, sepse janë shumë kontradiktore. Mirëpo, mund të bisedosh për këto gjëra pa e ofenduar vajzën që ke përballë. Mjafton të respektoni këndvështrimin e saj. Shfaqni interes dhe kuriozitet mbi atë që ajo thot, dhe vajza nuk do rreshtë së foluri.
Femrat janë tepër inteligjente, mos mendoni se ato janë thjesht një copë mishi me dy sy. Ato kanë intelekt, zgjuarsi, humor, ironi, karakter dhe mbi të gjitha kanë opinione e mendime për gjëra të ndryshme. Respektoje këtë gjë dhe do shohësh sa shumë vëmendje ke për të marrë.
Pyete nëse luan videogames
Po, po, ashtu është. Pyeteni nëse luan, shumë femra e bëjnë këtë gjë si hobi. Jemi në vitin 2020 jo në mesjetë. Femrat janë tashmë të integruara në cdo fushë, përfshirë edhe aty ku ka dominancë mashkullore. Madje, mund ta ftoni që të luaj një lojë me ty një ditë. Do jetë tepër argëtuese, dhe do zbuloni një anë teper interesante të sajën.
Flisni për sportet e ndryshme
Futbolli apo basketbolli mund të jenë një nga temat e saj të preferuara. E drejtë, nuk do të bëni dot bingo duke e pyetur për gjithçka. Por, gjë që rregullohet, sepse mund të jeni ju ai që flisni. Në momentin që shikoni tërheqje nga ana e saj, atëhere ndaloni. Mund të ndodhi edhe se vajza që keni përballë mund të jetë e fiksuar me palestrën apo të jetë atletike. Akoma më mirë jo? 😉
Bisedoni për filmat dhe serialet televizive
Filmat mund të jenë një nga temat më tëheqëse për një vajzë. Pyeteni cili është filmi i saj i preferuar, ose tregoji të preferuarin tuaj. Nuk ka nevojë që ajo të ketë parë çdo film që ke parë edhe ti. Mund të bisedoni edhe për opinione të kundërta.
Qëllimi i bisedës me një vajzë në një mbrëmje, ose në një takim, apo kudo tjetër nuk është t’i bësh përshtypje asaj, ose ta bindësh përse duhet të dalë me ty në një takim. Qëllimi është që të ndiheni të dy rehat dhe vetvetja. Pikërisht në atë moment ndodh magjia.