Libra shqip që duhet ti lexoni
- dua.com Team ·
- 18.03.2022 ·
- Fun ·
- 12 min read
Libra shqip, nëse ka kohë që nuk keni lexuar diçka të mirëfillt, atëherë ne ju rekomandojmë 4 libra shqip! Libra që duhet t’i lexoni patjetër! Duke u futur në botën e magjishme të letërsisë, ju pasuroni shpirtin tuaj! Letërsia shqipe fatmirësisht ka plotë libra shqip me vlera të larta. Disa prej tyre janë edhe veprat që ne kemi përzgjedhur. Kësaj liste me libra shqip s’ka se si t’i mungojë një libër i Ismail Kadaresë. Autorit më të famshëm shqiptar. Mirëpo ka edhe vepra të tjera, që lidhen me kulturën, mentalitetin dhe në përgjithësi jetën shoqërore të shqiptarëve. Secili prej këtyre librave ja vlenë të lexohet!
Prilli i thyer – Ismail Kadare
I shkruar më 1978 dhe i botuar fillimisht më 1980 në një përmbledhje tregimesh e novelash “Prilli i thyer” e pa dritën e botimit si libër më vete shumë vite më vonë. Pas rënies së komunizmit. I vetmi roman në qendër të të cilit shtjellohen ngjarje që lidhen me kodin zakonor shqiptar. Një nga shenjat identifikuese më të moçme e të dallueshme të kombit. “Prilli i thyer” është ekranizuar për film artistik tri herë. Versioni i parë ka qenë shqiptar, i dyti francez dhe i treti brazilian. Në rrafshnaltën ku udhëtojnë Besian Vorpsi dhe gruaja e tij kjo mundësi është një realitet shumëshekullor. Kadare e ka vendosur kuadrin e romanit të tij në krahinën e Mirditës. Një rrafshnaltë e izoluar nga pjesa tjetër e vendit dhe bastion katolik e tradicionalist. Këtu, në këtë atelie të tragjedisë shkrimtari ka përqendruar karakteristikat e kanunit të shumë krahinave të veriut e të lindjes.
Hana – Elvira Dones
Ngjarjet e romanit Hana të Elvira Dones duket sikur nuk shkojnë përtej asaj çka mund ta quajmë historia e një burrneshe. Historia e Hanës është një proces i dyfishtë transformimi i një qenieje njerëzore diku në Malësinë e Veriut. Nga femër në mashkull dhe, më pas, nga mashkull sërish në femër. Një proces që nuk është thjesht kozmetikë, por rindërtimi së brendshmi e së jashtmi. Romani i Donesit është edhe një metaforë e fatit të Shqipërisë, të cilën, afro pesëdhjetë vjet diktaturë, e shtrënguan të denatyrohet. Të ndërrojë seks, zakone e mënyrë të jetuari, pra e tjetërsuan. Hana, alias Mark Doda, nuk është vetëm një qenie me seksualitet të ndrydhur, por një krijesë që ka humbur shpirtin. Në këtë rrugëtim Dones është përqendruar në zhbirimin e peizazheve të shpirtit dhe dramës njerëzore. Me këtë roman, Dones eksploron dhe shpalos artistikisht botë që i kemi shiikuar nga larg si legjenda e gojëdhëna. Elvira Dones na dëshmon se është një shkrimtare e prirur fuqimisht drejt temave të angazhuara si në rrafshin social ashtu edhe atë politik.
I humburi – Fatos Kongoli
Romani “I humburi” i shkrimtarit Fatos Kongoli na sjell kohën e sistemit komunist në Shqipëri. Nga prespektiva e një fëmije, të riu e burri 40-vjecar, që është Thesar Lumi. Romani hapet në vitin 1991. Në kohën e ikjeve të mëdha të shqiptarëve drejt Italisë dhe kthehet disa vite prapa, për të rrëfyer gjithë jetën e Thesarit. Në këtë roman Kongli pasqyron qartë gjurmët që lë e kaluara e familjes Lumi në jetën e Thesarit. Faktorët social ndikojnë që Thesari të mbes një njeri i humbur. Mes dashnores Sonjës, e shoqes së veçante Vilmës. Të mbes i humbur, pa qenë i gatshëm të dal përtej detit në kohën e migrimit të madh.
Krahas personazhit kryesor është edhe një trekëndësh me tri personazhe, që luajnë role të rëndësishme në zhillimet e ngjarjeve. Këta janë: Vilma, i ati i saj Xhoda dhe Fagu, djali që e shihte Vilmën si trofe të tij që nga fëmijëria. Xhoda, që ishte drejtor shkolle e ndëshkon dhe bën që babai i tij ta rrah Thesarin për herë të parë. Ndaj fëmija ndjen se duhet t’i hakmerret këtij autoriteti. Secili veprim i tyre nga ana e autorit është vendosur shumë mirë. Ashtu që paraqet funksonimin e sistemit politik të kohës.
Mërkuna e zezë – Agron Tufa
Bota shqiptare është e mbushur me magjira dhe gratë shqiptare dinë plot gjëra për to. Romani “Mërkuna e Zezë ” i shkrimtarit Agron Tufa është mbledhja e tërë kësaj përvoje femërore të sjellë në një libër. Me një hap të shpejtë e pa shumë stërhollime .Te “Mërkuna e Zezë”, Guri, personazhi kryesor, viziton fshatin e largët të dajës. Për t’u gjetur i vetmi djalë i një shtëpie me shumë femra, mes joshjes së magjirave, seksualitetit dhe lakuriqësisë.
I rrethuar nga femra që nuk dihet se ç’duan prej tij. Të ngelen shtatzanë me të, ta mbrojnë apo ta vrasin? Romani bart shumë shtresa leximi. Nën thjeshtësinë poetike të rrëfimit është kamufluar miti. Në roman, zanafilla matriarkate ngadhënjen përmes sektit të shtriganisë dhe kultit të perëndisë së tyre “Mërkuna”. Guri, heroi adoleshent nuk arrin të kthehet më prapa, në familjen atërore. “Mërkuna e Zezë” është një mundësi për t’u futur në thellësi të maleve në fshatin e largët. E besoj, imagjinar, Ivranaj, në vendin ku gratë thurin lesh të zi. Atje ku fshati është me një ngarkesë seksuale më intensive se Tirana, ku femrat janë më shtriga së në Bllok, ku shpirti i grave rrënon jetën e burrave. Një nga ata libra shqip që duhet lexuar me patjetër.
Tri libra të letërsisë shqipe që duhet t’i lexoni gjatë këtij izolimi
Qe sa kohë s’keni lexuar një libër të letërsisë shqipe? Këto ditë të vetizolimit ju ftojmë të ktheni pak kokën edhe nga letërsia jonë! Krahas Netflix-it e librave që i gjeni edhe online, lexoni edhe librat e rafteve në shtëpi. Në kompletet e librave të letërsisë shqipe, botuar nga Rilindja por edhe në botimet më të vonshme gjeni shumë libra që ja vlejnë të lexohen. Ne po rekomandojmë tri prej tyre.
‘Dr. Gjilpëra’ – Faik Konica
Vepra më e rëndësishme letrare e Konicës është padyshim proza e gjatë satirike ‘Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit’. Heroi i veprës është Doktor Gjilpëra. Një intelektual i ri shqiptar që kryen studimet për mjekësi në Rusi e Suedi. Kthimi në Shqipëri e vë Dr. Gjilpërën përballë një realiteti tronditës. Para tij shtrohen probleme që përfshijnë pamje të ndryshme të jetës shqiptare. Brenda një kohe të shkurtër, ai njihet me gjendjen e mjeruar të popullit e me padrejtësitë. Me aparatin shtetëror, ku mbizotërojnë arbitrariteti, drama dhe intrigat.
‘Hija e Maleve’ – Ernest Koliqi
“Hija e Maleve” është një përmbledhje me dymbëdhjetë novela me autor Ernest Koliqin. U botua më 1929 në Zarë. Libri ‘Hija e maleve’ nis me novelën “Nusja e mrekullueshme”. Kjo novelë vë në pah mentalitetin tipik shqiptar si dhe besëtytnitë mitike. Në “Hija e maleve”, Koliqi ia doli që t’i shtjellojë ato me mjeshtëri dhe të arrijë një nivel të ngritur të komunikimit artistik. Novelat e tij janë dëshmi e jetës së përditshme të shqiptarëve. Ç’është e vërteta, këto krijime përbëjnë shembuj konkretë e të rëndësishëm të prozës moderne shqipe.
‘Një emër në katër rrugë’ – Petro Marko
Romani i Petro Markos me titull ‘Një emër në katër rrugë’ në faqen e fundit mban datën e vitit 1972. Ai mbeti dorëshkrim dhe nuk u lejua botimi i tij deri pas 29 vjetësh, më 2001. Në të autori rrëfen botën shqiptare të viteve ’30 dhe pjesën e parë të ’40-ve përmes katër perspektivave të mundshme. Katër realiteteve dhe alternativave që barten përmes katër Gjikëve. Që të katërt kanë lindur në Dhrimadh, buzë detit Jon. Katër Gjikët mëtojnë ta përthithin tërë realitetin shqiptar të kohës si dhe të nesërmen shqiptare. Secili më unikë se tjetri! Në këtë roman ka një galeri të tërë personazhesh të me identitet historik, dhe të sajuar, duke filluar që nga mbreti Zog, kryeministra, parlamentarë dhe intelektualë të shquar të kohës, revolucionarë komunistë etj.
3 libra shqiptar kthyer në filma të njohur ndërkombëtarisht
Kinematografia ka ecur përkrah literaturës, edhe pse thuhet shpesh se ‘Filmat nuk janë po aq të mirë sa librat’. Ne po ju sjellim këtë rradhë tre libra shqiptar që u kthyen në filma dhe njohën edhe sukses ndërkombëtar.
Filmi ‘Përse bie kjo daulle’
E para vepër që u kthye në një film artistik ishte romani ‘Dasma’ e Ismail Kadaresë. Në vitin 1969, rregjizori Pirro Milkani përdori romanin e Kadaresë si subjekt të filmit ‘Përse bie kjo daulle’. Filmi rrëfen historinë e dashurisë së Kaltrinës dhe Xhavitit. Dy të rinjtë punonin si vullnetarë në ndërtimin e një hekurudhe dhe bien në dashuri. Pas njëfarë kohe vendosin të martohen edhe pse i ati i vajzës e kishte fejuar vajzën pa dëshirën e saj me dikë tjetër. I ati i vajzës, i cili ishte malësor, nuk mund ta pranonte martesën. Ndaj, shkon në ceremoninë e dasmës për të vrarë të bijën…Libri, gjatë asaj kohe mori famë dhe u radiodramatizua nga BBC në Londër me titullin ‘Dasma dhe Fantazma’.
‘Përrallë nga e kaluara’
Vepra e paharrueshme e shkrimtarit karizmatik Andon Zako Cajupi, ‘14 Vjeç Dhëndër’ u kthye në film fale rregjizurës së Dhimitër Anagnostit. Filmi u titullua ‘Përrallë nga e kaluara’ në vitin 1987. Libra të tillë si të Çajupit janë të rrallë. Edhe sot mbetet një nga fimat më të dashur të të gjitha kohërave për shqiptarët. Historinë e filmit nuk po jua shtjellojmë pasi jemi të bindur që e dini tashmë. Filmi u nderua me çmimin ‘Aleksandër Moisiu’ në vitin 1988 për skenarin. Ndërsa në vitin 1990 mori çmim të dytë në Festivalin e 8 të Filmit Artistik Shqiptar. Filmi mori edhe një çmim të dytë në Festivalin Ndërkombëtar të filmit të Europës Lindore në Bondy, Francë, 1990.
‘Parrullat’
Një tjetër libër që u kthye në një nga filmat më të vlerësuar edhe ndërkombëtarisht. ‘Parrullat’ u realizua si film nga rregjizori Gjergj Xhuvani, me ndihmën e shkrimtarit Ylljet Alicka. Filmi u realizua në fakt më herët se sa botimi i librit. Në vitin 2001 filmi ndërsa në 2006-ën libri. Ngjarja përfshin brënda sigurisht edhe një histori dashurie. Ngjarjet zhvillohen në vitet e diktaturës komuniste, në një shkollë fshati. Të gjithë si nxënës dhe mësues ishin të detyruar t’u bindeshin urdhrave që vinin nga lart për të vendosur parrrulla me gurë nëpër kodra. Filmi mori pjesë në Festivalin e Venecias, të Bratislavës, Festivalin e Kanës, të Cotbus-it e deri në Tokio, ku u vlerësua me disa çmime.
Librat shqip tashmë edhe nëpër shtëpitë e Diasporës tonë!
Promovimi si dhe ruajtja e gjuhës dhe kulturës shqipe nëpër botë, është meritë e Diasporës tonë. Për ta lehtësuar këtë mision tejet të rëndësishëm dua marketplace në bashkëpunim me librarinë Dukagjini në Prishtinë po mundësojnë dërgimin e librave shqip kudo në botë.
Kësaj mundësie e këtij vullneti për të pasur dhe për të përhapur librin shqip, i janë përgjigjur qysh në ditët e para qindra bashkëatdhetarë tonë jashtë nëpër Europë dhe botë, por edhe brenda vendeve shqipfolëse.
Shumëllojshmëri librash, dërgesa në gjithë botën
Lista e librave që mund të gjinden në dua marketplace po shkon duke u pasuruar çdo ditë. Në fondin e librave nga Dukagjini nuk mungojnë titujt e Ismail Kadaresë, Fatos Arapit, Ben Blushit, Ibrahim Kadriut, etj. Qëllimi është që raftet e shqiptarëve kudo që janë të mbushel me libra edukativ e arsimor. Libra për kulturën edhe vendin tonë.
Mirëpo edhe me libra që kanë vlera të mirëfillta letare. Për të gjithë të pasionuarit pas leximit në gjuhën amtare, ofrohen edhe best seller botërorë, të përkthyer me mjeshtri në gjuhën shqipe. Të gjitha porositë dhe dërgesat bëhen në të gjitha vendet e botës deri në shtëpi. Kështu pa u brengosur dhe pa u ngarkuar, libri shqip mërrinë në shtëpinë e çdo libërdashësi pa marrë parasysh ku ndodhet ai.
Përkrahja e Diasporës tonë fuqizon kulturën dhe prodhimet vendore
Përkrahja e prodhimeve të vendeve shqipfolëse si dhe promovimi i kulturës shqipe është një mision që duhet ta çojë përpara secili shqiptar. Për këtë arsye dua marketplace ka vënë në dispozicionin e shqiptarëve kudo që janë libra, piktura, rroba e stoli. Si dhe shumë produkte të tjera, që prodhohen nga shqiptarët për shqiptarët.
E gjitha kjo po bëhët vetëm me një qëllim. Që shqiptarët të ndihen të përfaqësuar dhe krenar me çdo gjë që vjen nga vendi i tyre. Që ata të kenë mundësi të përkrahin kulturën dhe artizanatet vendore, pa marrë parasysh ku ndodhen në botë!
