Si te joshesh nje femer?

  • dua.com Team ·
  • 21.04.2021 ·
  • Lifestyle ·
  • 2 min read

Si te joshesh nje femer? Përgjigjen duan ta dinë të gjithë meshkujt. Fatkeqësisht disa teknika që i dini tashmë jo gjithmonë funksionojnë.

Joshja e një femre mund të ndikohet nga shumë faktorë dhe rrethana. Megjithatë ka disa metoda që në përgjithësi funksionojnë dhe nuk ju lënë në baltë. Mos harroni të tregoheni shumë të kujdesshëm. Mos u impononi dhe mos insistoni kur vajza nuk duket e interesuar në ju. Përpiquni të tregoheni gjithmonë zotëri dhe djalë i mbarë. Sa për ta joshur, këtë mund ta bëni në disa mënyra..

Komunikoni më të

Shikojeni në sy

E pasi që të jeni duke komunikuar në sy e duke dal me njëri-tjetrin, atëherë kushtoni vëmendje detajeve. Kjo është një nga përgjigjet e pyetjes si te joshesh nje femer? Shikimi në sy është shumë i rëndësishëm. Shikojeni në sy për kohë të gjatë. Madje humbisni krejtësisht në bukurinë e saj. Kjo definitivisht se do ta joshë atë. Tek e fundit vëmendja që dikush na jep në shumicën e rasteve na pëlqen edhe meshkujve edhe femrave.

Bëjeni të qesh

Në përgjithësi, vajzat i pëlqejnë djemtë që i bëjnë të qeshin. Prandaj përpiquni ta kuptoni sensin e saj te humorit dhe bëjeni të qesh sa më shumë. Tek e fundit, të gjithve na pëlqen të jemi në shoqërinë e njerëzve që janë shumë argëtues. Që na bëjnë të ndihemi mirë dhe t’i harrojmë problemet. Prandaj sa më argëtues të jeni si tip aq më të mëdha i keni gjasat për ta joshur një femër. Nëse qesh përderisa është me ju mos u brengosni sepse jeni në rrugën e duhur.

Përqafojeni

Tek e fundit gjithçka nis nga përqafimet, apo jo? Lexoni situatat dhe përqafojeni kur mendoni se ka ardhur momenti. Një pëqafim mund t’i hap derën pastaj çdo veprimi tjetër. Mjafton një përqafim për ta konfirmuar se a është edhe ajo e joshur prej jush dhe e interesuar të shkojë më tej. Asnjëherë mos insistoni nëse nuk e merrni të njëjtën enërgji në këmbim. Tregoni gjithmonë respekt maksimal.

dua.com Team

Related