dua.com · Prizren

Takime në Prizren

Për takime në Prizren, dua.com të lidh me prizrenas e prizrenase të verifikuar me foto, që e kanë seriozisht.

1.1 milion+ shqiptarë · profile të verifikuara

Çift shqiptar

Një match mund të ndryshojë shumëçka

Kafja e parë pihet te Shadërvani

1.1 milion+

shqiptarë të regjistruar — nga Kosova e Shqipëria te Maqedonia e Veriut dhe diaspora

500 mijë+

profile të verifikuara me foto, secili me shenjën blu

10,000+

vlerësime me pesë yje për dua.com në App Store dhe Google Play

E përmendur në

albinfo.ch
DatingScout
Cosmopolitan
BoredPanda
Watson
Elle
Express
Telegrafi
The Sun
Handelszeitung
Gazeta Express
wikiHow
Balkan Insight
HuffPost
Vogue

Kush mund të të bjerë në sy

Hykmetja është nga Prizreni; të tjerat nga Prishtina, Gjilani, Kamenica, Vlora dhe Cyrihu. Në aplikacion vendos vetë sa larg kërkon.

Shiko profilet

Pse dua.com në Prizren

Së pari fytyra, pastaj muhabeti

Një njoftim pa emër apo një numër telefoni pa fytyrë nuk të thotë kurrë kush është në anën tjetër. dua.com është e kundërta: shqiptarë të verifikuar, që e thonë qartë çfarë kërkojnë.

Fotoja përputhet me personin

Në dua.com hyhet vetëm me verifikim me foto. Kush të shkruan, e ka treguar fytyrën e vet para se të dërgonte mesazhin e parë.

Ti vendos çfarë kërkon

Me filtrat për gjuhën, fenë dhe qëllimin e njohjes, në listë të mbeten ata që kërkojnë atë që kërkon edhe ti, e jo kushdo që banon afër.

Prizreni i verës dhe diaspora

Në verë kthehet diaspora, e në fillim të gushtit qyteti pret DokuFest-in. Me Fly muhabeti nis sa je ende jashtë, që kur të vish të mos nisësh nga zeroja.

Nga muhabeti te kafja në Shadërvan

Regjistrimin dhe muhabetin i kryen në telefon; për hapin e tretë duhet me dalë në qytet.

Aplikacioni dua.com në telefon
1

Regjistrohu dhe verifikohu

Aplikacionin e ke falas në App Store e në Google Play. Hape profilin, bëje foton e verifikimit, dhe je brenda.

Profil i verifikuar në dua.com
2

Zgjidh Prizrenin

Shiko kush është në Prizren e përreth. Kur një profil të bie në sy, mos e mendo gjatë: një «Tung» ose një trëndafil mjafton për fillim.

Dy njerëz me kafe në dorë gjatë një shëtitjeje
3

Dilni për kafen e parë

Kur muhabeti të ketë ecur mjaft, lëreni takimin në qendër, mes njerëzve: një kafe në Shadërvan e pastaj, po deshët, një xhiro deri te Ura e Gurit.

Prizreni për takimin e parë

Ku me dalë për takimin e parë në Prizren?

Qyteti i vjetër përshkohet në këmbë: nga Shadërvani kaloni Urën e Gurit, ecni buzë Lumbardhit dhe, po deshët, ngjituni deri te Kalaja. Këto janë vendet që i njeh çdo prizrenas, të gjitha publike dhe me njerëz përreth.

01

Shadërvani

Sheshi e ka marrë emrin nga çezma e vjetër në mes të tij, nën minaren e Xhamisë së Sinan Pashës (1615). Këtu takohet gjithë Prizreni, ndaj askush nuk humbet duke e kërkuar vendin. Thonë se kush pi ujë në Shadërvan kthehet sërish në Prizren, ose martohet këtu: fjali e mirë për ta hapur muhabetin.

02

Ura e Gurit dhe Lumbardhi

Ura lidh Shadërvanin me Saraçhanen, në anën tjetër të lumit. U ndërtua në shekullin XVI; përmbytja e nëntorit 1979 e rrëzoi krejt, e prizrenasit e ngritën sërish dhe e përuruan më 17 nëntor 1982. Pas kafes, një xhiro përgjatë Lumbardhit e zgjat bisedën pa e bërë të rëndë.

03

Kalaja

Nga qendra ngjiteni në këmbë për rreth 15 minuta, dhe nga muret e saj e shihni gjithë qytetin deri te malet përreth: ngjitja vetë ju jep kohë për muhabet. Shkoni ditën, sepse Kalaja ka orar mbylljeje, e gjatë punimeve të vitit 2026 disa pjesë të saj kanë qenë të mbyllura: shikoni orarin dhe njoftimet para se të niseni.

04

Lidhja e Prizrenit

Në qytetin e vjetër, më 10 qershor 1878, u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ndërtesa e saj u dogj nga forcat serbe në vitin 1999 dhe u rindërtua në qershor të vitit 2000; sot në kompleks është muzeu i Lidhjes. Ruajeni për takimin e dytë: nga muzeu dilni me muhabet për gjithë mbrëmjen.

05

Parku i Marashit

Marashi është hapësirë ku prizrenasit dalin shpesh, me shëtitoren pranë parkut: i mirë për një takim ku më shumë ecet sesa rrihet ulur. DokuFest-i, festivali i filmit dokumentar dhe të shkurtër, mbahet në Prizren çdo fillim gushti që nga viti 2002, dhe skena e netëve të tij ngrihet shpesh pikërisht në Marash.

06

Prevalla

Prevalla është për më vonë, kur takimet e para kanë shkuar mirë dhe ju teket një ditë jashtë qytetit. Është rreth 30 km larg Prizrenit, në malet e Sharrit, në rrugën që vazhdon drejt Shtërpcës e Brezovicës. Dimrit aty shkohet për skijim, e pjesën tjetër të vitit për ecje në mal.

Pamje e Prizrenit nga muret e Kalasë, me çatitë e qytetit dhe malet me borë në sfond
Prizreni nga Kalaja — ngjitja që e kthen takimin në kujtimFoto: «Prizren Fortress (Kalaja e Prizrenit)», Tom.whitehead337 / Wikimedia Commons · CC BY-SA 4.0
Ura e Gurit mbi Lumbardh, Xhamia e Sinan Pashës dhe muret e Kalasë mbi Prizren
Ura e Gurit dhe Xhamia e Sinan Pashës, me muret e Kalasë sipërFoto: Wikipedia / Tobias Klenze / Wikimedia Commons · CC BY 3.0
Dora e Dodonës me unazën e fejesës, mbi dorën e Bennit

Histori e vërtetë · Kosovë dhe Zvicër

Dodona & Benni: bora i zuri në Prizren, propozimi u bë në Brezovicë

Dodona, me rrënjë nga Prishtina, dhe Benni, me nënë nga Gjakova, u rritën të dy në Zvicër dhe u njohën në dua.com në prill 2024. Në fund të dhjetorit, rrugës për në Brezovicë, i zuri një stuhi bore gjatë një ndalese në Prizren. Benni doli e ndihmoi të shtyheshin veturat e ngecura, që të mbërrinin në kohë për darkën ku do t’i propozonte. Dodona tha po; një vit pas match-it u martuan.

Fejuar në dhjetor 2024 · martuar në 2025
Lexo historinë e Dodonës dhe Bennit

Çka tjetër po kërkon në Prizren?

Do vetëm të bisedosh pa presion, para se të mendosh për takime? Nis nga chat Prizren.

Profilet e grave nga qyteti i gjen të mbledhura te femra në Prizren.

Kur njohja kthehet në fejesë, dasmat prizrenase tregojnë zakonet që e bëjnë dasmën e këtij qyteti ndryshe nga të tjerat.

Për gjithë Kosovën shiko takime në Kosovë, për kryeqytetin takime në Prishtinë, e të gjitha qytetet dhe këshillat i gjen te udhëzuesi i takimeve.

Ilustrim i një çifti shqiptar me veshje tradicionale, duke parë telefonin bashkë

Pyetje të shpeshta për takime në Prizren

Si të gjej takime në Prizren?
Instalo dua.com, bëje verifikimin me foto dhe te vendndodhja zgjidh Prizrenin. Me filtrin e distancës vendos vetë a do vetëm qytetin, apo edhe Suharekën, Rahovecin e Dragashin.
A ka njerëz nga Prizreni në dua.com?
Po. dua.com ka mbi 1.1 milion shqiptarë të regjistruar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe diasporë. Sa profile shfaqen pranë teje varet nga distanca që zgjedh në filtër.
A është dua.com falas?
Po. Nuk paguan as për regjistrimin, as për verifikimin, as për t’i parë profilet, as për t’i shkruar dikujt me të cilin ke përputhje. Opsionale mbeten shtesat si Boost, Fly dhe disa filtra të avancuar.
Ku të takohemi herën e parë në Prizren?
Te Shadërvani, në një kafe buzë Lumbardhit ose pranë Urës së Gurit: në qendër, ku ka njerëz përreth. Para se të dalësh, lëri fjalë dikujt në shtëpi se ku do të jesh e me kë, dhe vajtjen e kthimin rregulloji vetë.
Jetoj jashtë. A mund të njoh dikë nga Prizreni para se të vij?
Po. Me Fly e vendos Prizrenin si vendndodhje nga Gjermania, Zvicra apo kudo që je, dhe muhabetin e nis para pushimeve. Takimin e caktoni kur të jeni të dy në qytet.
Si e kuptoj që profili është i vërtetë?
Shiko shenjën blu në profil: ajo tregon që fotoja përputhet me personin që e përdor llogarinë. Po të kërkoi dikush para apo të dhëna bankare, ndërprite bisedën.

Takime në Prizren, me profile të verifikuara — falas.

Shkarko

Lexo edhe