Tradheti
- dua.com Team ·
- 06.05.2020 ·
- ·
- 3 min read
Tradheti – A do të mund të besoni përseri pas tradhëtisë? Bota juaj përmbyset. Ndjenjën e tradhëtisë e urrejnë të gjithë.
Jeni të sigurt se nuk do t‘i besoni më askujt në jetë. Megjithatë tradhëtia është një nga përvojat më të hidhura të jetës, harrohet ashtu si çdo dhimbje tjetër. Gjëja më e vështirë nuk është pamundësia të harroni ish të dashurën, por fakti se nuk do t‘i besoni dikujt tjetër përsëri. Kur lëndoheni dhe kuptoni sa lehtë ka qene që t‘i besosh gënjeshtrës, është shumë e vështirë që të besoni sërish.
E vështirë, po, por jo e pamundur. Jua themi ne pse?
Zakonisht tradhëtia nuk ka të bëjë me ju
Tradhëtia ka më shumë të bëjë me tradhetarin se sa personin që është tradhetuar. Qoftë dëshmi pasigurie, papjekurie ose një detyrim vetëshkatërrues. Këto mendime nuk janë reflektim i asaj që ajo mendon për ju, ose se sa të mirë ishit ju si partner por ka të bëjë me atë. Pranimi është faza e parë për të rimarrë veten. Edhe pse e pranojmë se është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet!
Do të kaloni këtë me kohën
Po, në fillim, ndiheni sikur jeni të shkatërruar. Kur filloni të kuptoni se cfarë po ju ndodh, dalëngadalë filloni të ringriheni përsëri. Keni mbijetuar. Edhe pse natyrisht do të preferoni që të mos përjetoni më ndjenjat e tradhëtisë. Çfarë nuk ju vret thonë se ju bën më të fortë…
Ka gjëra pozitive edhe nga kjo eksperiencë
Të qënit i tradhëtuar do të thotë të bëhesh shumë më i sinqertë, i hapur dhe i qartë kur vjen fjala për të njohur dikë tjetër. Kjo do të thotë se do të bëni më shumë përpjekje për të ofruar gjërat që ju prisni nga të tjerët. Megjithatë, marrëdhënia jote e ardhshme do të jetë shumë më e mirë.
Njohja e re me dikë tjetër do ndodhë me ritmin tuaj
Gjëja më mirë tek uebfaqet e njohjeve sikur dua.com është se do mund t’i merrni gjërat shtruar. Së pari mund të gjeni dikë që ju pëlqen, të bisedoni me të në internet. Më pas të vazhdoni bisedën në telefon dhe pastaj kur jeni të sigurt të takoheni personalisht. Nuk keni pse të nxitoni.
Me pak fjalë, edhe pse tradhëtia do të ngelet një eksperiencëe hidhur do të mësoni shumë nga ajo, si për veten tuaj ashtu edhe për marrëdhëniet tuaja të ardhshme.