Dashuri e re? shmangni këto 5 gjëra

  • dua.com Team ·
  • 17.03.2022 ·
  • Dashuri ·
  • 3 min read

Dashuri e re? Kur nis një marrëdhënie të re, gjithçka duket shumë emocionuese. Ndërsa njihni njëri-tjetrin përjetoni shumë emocione të veçanta. Në çdo takim zbuloni diçka të re dhe mezi prisni takimin e radhës.

Fillimi i një marrëdhënieje është gjithnjë shumë argëtues dhe emocionues. Mirëpo, në të njëjtën kohë ndiheni nervozë për kohën që po investoni në këtë lidhje. Ne do t’ju tregojmë 5 gjëra që duhet të shmangni në qoftë se nuk doni që marëdhënia të përfundojë pa nisur mirë.

Mos ndani shumë gjëra shumë shpejt

Sinqeriteti në një marrëdhënie është shumë i rëndësishëm. Megjithatë, disa njerëz hapën më shpejt seç duhet. Më mirë vendosnit disa kufij. Të jesh plotësisht i hapur me dikë e detyron tjetrin të bëj të njëjtën gjë, mirëpo ndoshta ai ose ajo nuk është gati.

Mos i vendosni menjëherë një emërtim marëdhënies suaj

Ashtu siç e përmëndëm edhe më sipër, kur e emërtoni menjëherë një lidhje të saponisur bëni gabim. Termi shumë shpejt ndryshon tek çdo marrëdhënie. Për disa njerëz, duke thënë “Të dua” vetëm pas disa muajsh mund të konsiderohet si lëvizje e nxituar. Kujtohuni se s’jeni vetëm ju që keni nisur një marëdhënie të re, por edhe partneri juaj nga ata tjetër.

Nuk duhet të jeni të mbyllur dhe të ftohtë

Pak më parë ju treguam të mos jeni të hapur më tepër seç duhet, por edhe e anasjellta përbën problem.
Të jesh i mbyllur dhe i rezervuar mund të duket sikur nuk ju intereson kjo lidhje. Nëse keni vendour të futeni në një lidhje, duhet të kuptoni se të dy po jepni diçka nga vetja. Përndryshe, pa dashje, dërgoni sinjale të gabuara sikur nuk jeni vërtet i interesuar për të investuar në këtë marrëdhënie.

Mos krijoni pritshmëri joreale në një marrëdhënie të re

Të gjithë kanë një lloj pritshmërie në një marrëdhënie, sidomos kur ajo sapo ka nisur.
E rëndësishme është që t’i diskutoni që në fillim pritshmëritë tuaja. Nëse jeni zhgënjyer vazhdimisht në lidhje, ekziston mundësia që pritshmëritë tuaja me të partnerit të mos jenë përputhur.  Ndaj jini më të kujdesshëm dhe mos u tregoni jorealist. Përpiquni të tregoheni i drejtpërdrejt me partnerin tuaj që nga fillimi. Kjo do të ju kursej nga disa probleme më vonë.

Nuk duhet të gënjeni në një marrëdhënie të re

Marrëdhëniet kërkojnë kohë për tu zhvilluar. Ndërsa rehatoheni në lidhjen tuaj, filloni të zbuloni më tepër për njëri-tjetrin. Edhe pse nuk ka asgjë të keqe që të jeni pak të rezervuar, kjo nuk ju jep të drejtën të gënjeni. Mos e mashtroni partnerin që sapo ka hyrë në lidhje me ju. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra ndaj herët apo vonë do të dale. Lista të tilla nuk krijohen për t’ju nervozuar apo për t’ju prerë shpresat për një marrëdhënie të re.
Këshilla më e mirë që mund t’ju japim është të merrni kohën tuaj, të jeni të vertetë dhe të komunikoni ashtu siç duhet.

dua.com Team

Related