Dashuria e pare është e paharrueshme?

  • dua.com Team ·
  • 10.10.2022 ·
  • Dashuri ·
  • 8 min read

Dashuria e pare shfaq një botë tjetër për ne. Na ndihmon të zbulojmë aspekte të reja të jetës që do të na shoqërojnë gjithmonë. Edhe pse ka kaq shumë gjëra të reja për të përjetuar në jetë, ka momente të cilat nuk mund t’i harrosh. Si për shembull, dashuria e parë.

Dashuria është gjithmonë një ndjenjë e veçantë, por ajo e para është një përvojë unike. Për mirë apo për keq kjo marrëdhënie e vërtetë, e bukur apo e shëmtuar, shoqërohet me ndjenja frike, kurioziteti dhe emocione të reja.

Ndoshta nuk zgjat, por do t’na bëjë të ndiejmë një përzierje emocionesh të ndryshme që janë të vështira për t’u shpjeguar. Përse dashuria e parë nuk harrohet kurrë? Këtu do t’ju tregojmë disa arsye:

Dashuria e parë është e fuqishme

Herën e parë që biem në dashuri ndjejmë sikur i përkasim pjesës më të mirë të botës. Kuptojmë se kujdesemi për personin tjetër shumë më tepër sesa mund të kishim imagjinuar.

Megjithë, konceptin tonë të dashurisë, herën e parë që e provojmë, zbulojmë një botë me mundësi të pafundme të romancës, emocionit, por edhe të frikës. Asgjë nuk na duket siç na e kanë treguar të tjerët, ndaj i mbajmë kujtimet në mendjen tonë përgjithmonë.

Zemra që thyhet për herë të parë është një nga emocionet më të forta

E vetmja gjë që përjetohet me të njëjtin intensitet si dashuria e parë është ndarja e parë. Në shumicën e rasteve, një ndjenjë ankthi shoqërohet me kujtime për atë që dikur ishte partneri yt.

Nuk është e pazakontë që ndarja e parë të jetë më e dhimbshmja gjithashtu. Nuk ka rëndësi nëse historia përfundon keq ose miqësisht. Thyrja e zemrës dhemb. Nëse mendoni për zhgënjimin tuaj të parë në dashuri, gjithnjë do ndjeni dhimbje për humbjen e përjetuar.

Fundi i lidhjes së parë të dashurisë është i vështirë sepse duhet të braktisim ndjenjat që më parë na dukeshin magjike.

Dashuria e parë është e pafajshme

Të biesh në dashuri për herë të parë është një akt i pafajësisë totale që rritet pak nga pak, pa e kuptuar. Nuk është diçka që e planifikon. Bëhet edhe më e veçantë sepse ndodh papritur. Pasi dashurohemi për herë të parë, jemi më të vetëdijshëm për atë që kërkojmë në marrëdhëniet e ardhshme.

Kjo do të thotë se edhe në lidhjet e ardhshme do përpiqemi të gjejmë ndjesi të ngjashme me atë të parën. Përgjithësisht kjo është arsyeja pse ne veprojmë ose mendojmë në një mënyrë të caktuar kur kërkojmë partnerin tjetër pas ndarjes.

Shoqërohet me momente të tjera që përjetohen për herë të parë

Kur dashurohemi, personi special që do bëhet burim frymëzimi dhe motivimi që të eksperimentojmë me gjëra të reja.  Ai person bëhet dëshmitar i disa prej ndryshimeve tona dhe në një farë mënyre është mbështetja jonë e parë pozitive.

Dy shembuj shumë të qartë janë puthja e parë ose përvoja e parë seksuale. Padyshim, janë herët e para ato që mbesin të ngulitura në kujtimet tona, edhe nëse janë momente të pakëndshme.

Kjo është edhe hera e parë kur e shohim botën si “ne” dhe jo më si “unë”

Edhe nëse kemi provuar tashmë se çfarë do të thotë të jesh pjesë e një grupi ose një çifti, me dashurinë e parë ndiejmë për herë të parë kuptimin e emërtimit “ne”. Herën e parë që marrim një vendim me mirëkuptimin e të dyve, jo vetëm të vetes. Në këtë moment kuptojmë me të vërtetë se cdo të thotë “ne”. Pra, kuptojmë se ç’do të thotë fjala kompromis.

Ndjenja që përfaqëson rininë

Me kalimin e viteve, kur mendon për dashurinë e parë nuk do të thotë me patjetër që po kujtojmë personin e parë që dashuruam. Shumicën e kohës kujtojmë kohën dhe rininë tonë. Kujtojmë pafajsinë e veprimeve dhe ndjenën e pastër, apo edhe përjetimin që e bënin jetën e dikurshme më të thjeshtë.

Pendesat e para lidhen me këtë ndjenjë

Përveçse është simbol i rinisë, dashuria e parë mund të na kujtojë edhe momentet e mundësive pa mbarim. Ato momente në të cilat jeta jonë ishte një botë plot me gjëra të reja dhe emocionuese. Kur kujtojmë marrëdhënien tonë të parë mendojmë gjithçka që mund të kishte ndodhur nëse do të kishim marrë vendime të tjera.

Pas kësaj eksperience ndryshojmë

Efekti pozitiv që ka një person tek tjetri shpesh shënon rritje dhe zhvillim personal. Kjo varet nga përvojat e reja dhe nga përballja e frikërave të tua, ndërkohë që marrëdhënia e parë rritet.

Dashuria e parë na ndihmon të formohemi si njerëz dhe të ecim përpara në botë. Duke qënë se është hera e parë që lejojmë dikë të ketë një ndikim në jetën tonë, kjo na bën të mos e harrojmë kurrë dashurinë e parë.

Çfarë mësojnë saktësisht meshkujt nga dashuria e parë?

Vajzat janë më idealiste kur përmendet dashuria e parë, mirëpo edhe për meshkujt dashuria e parë është shumë e rëndësishme. Pas eksperiencës së dashurisë së parë, meshkujt mësojnë gjëra të cilat nuk i harrojnë kurrë.

Përveç fluturave në bark dashuria e parë i mëson meshkujve kompromisin dhe përkushtimin. U mëson edhe frikën e humbjes dhe thyerjen e zemrës. Për më tepër lexoni këtë artikull deri në fund!

Kompromiset janë të rëndësishme

Për disa meshkuj, dashuria e parë është po ashtu hera e parë që ata lidhen. E dihet se në lidhje i presin një sërë kompromisesh. Për të qënë më të saktë, mund të jetë gjithashtu hera e parë që ata kanë pranuar të bëjnë këto kompromise.

Kjo sepse e vlerësojnë lidhjen e parë shumë. Nëse jeni dashuria e parë për një mashkull, bëjuani më të lehtë atij idenë e kompromisit në një lidhje. Tregojini atij se komunikimi është çelësi i lidhjes.

Kështu dalngadal ata kuptojnë se si është të mendosh për dy persona, në vend se të mendojnë vetëm për veten. Mësojnë t’i zgjedhin prioritetet e veta. Qoftë edhe mes gjërave të thjeshta si një pasdite me ju, apo një pasdite me shokët.

Lidhja mund të jetë e lodhshme

Një mashkull mëson nga dashuria e parë se lidhja mund të jetë e lodhshme. Ndonjëherë mund t’ju thotë gjëra që do t’ju nevrikosë, ose anasjelltas. Mund të mos ketë pasur kurrë zënkë me ndonjë vajzë, sidomos jo me një që e pëlqen.

Por, ka rëndësi që kur jeni duke njohur njëri – tjetrin të shihni se pse keni zënka të shpeshta. Kjo nuk është një gjë domosdoshmërisht e keqe! Madje, mund t’ju ndihmoj të njihni kufijtë e njëri – tjetrit.

Mashkulli në këtë rast mëson, se p.sh. të flasësh me një femër tjetër nuk është ok, sidomos kur jeni në një lidhje serioze. Meshkujt mësojnë nga dashuria e tyre e parë se momentet e vështira janë pikërisht momentet e rritjes.

Mund të mos jeni e duhura

Vetëm sepse keni rënë në dashuri nuk do të thotë se lidhja do të funksionoj për një kohë të gjatë. Dashuria mund të mposhtë mosmarrëveshje të vogla por lidhjet ndonjëherë përballen edhe me probleme të pakapërcyeshme.

Meshkujt mësojnë se ndonjëherë dashuria nuk mjafton. Mësojnë se duhet të kombinohen shumë gjëra që dikush të jetë e duhura për dikë.

Ndarja dhemb shumë

Dashuria e madhe është edhe një humbje e madhe.  Këtë fakt meshkujt e kuptojnë vetëm pasi ndodh ndarja e tyre e parë. Sepse jua garantojmë se ata mërziten po njësoj si femrat.

Vetëm se ndoshta e shprehin në mënyra të ndryshme.  E rëndësishme është që ata të mos e harrojnë këtë mësim të dashurisë së parë dhe mos ta përsërisin më. Fatkeqësisht nuk ndodh gjithmonë kështu.

dua.com Team

Related