Dashuria kërkohet çdo ditë sot. Nëse nuk keni provuar kurrë të kërkoni një partner në internet, nëse mendoni se dashuria është thjesht një gënjeshtër, mendohuni edhe njëherë. Ata që kërkojnë dashuri në internet, shpesh druhen dhe kanë turp ta thonë këtë gjë drejtpërdrejtë. Megjithatë, një studim tregon se gjetja e shpirtit binjak është mëse e mundur.
Një studim i kërkuar nga faqja për Zemrat e Vetmuara dhe Harmony dhe botuar në revistën shkencore Proceedings of the National Academy Sciences zbuloi se 35% e të anketuarve kishin takuar partnerin e tyre në internet dhe se vetëm 6% e çifteve të lindura në internet ishin ndarë.
Pra, dashuria qënka e vërtetë?!
Shkenca thotë se po! Hulumtimi nënvizon gjithashtu se dashuria është edhe më e lumtur se ato dashuri që kanë në jetën reale. Sipas profesorit John Cacioppo, studiues në Universitetin e Chikagos, shpjegohet shumë lehtë arsyeja e suksesit të çifteve të lindur nga aplikacionet e takimeve.
Për më shumë rreth kësaj teme, lexoni Një takim – Pse ai ju shkruan por nuk ju fton? dhe Vajza beqare – Arsyet pse nuk lidhen me meshkuj.
Beqarët që regjistrohen në website si Meetic janë më të vendosur për të investuar në një lidhje. Për më tepër, gjetja e një partneri midis profileve të shumta ju lejon të jeni më selektiv. Ndërkohë, tani ekzistojnë dhjetëra miliona përdorues të aplikacioneve për takime në internet, të cilat gjenerojnë një qarkullim prej dy miliardë dollarësh në vit. Në vitin 2007 arriti shumën e 900 milion dollarëve.
Aplikacionet e suksesshme të takimeve për dashuria nëpër botë

Dashuria; Sipas një studimi të OkCupid, një tjetër aplikacion për të kërkuar dashurinë, tregon se edhe në botën virtuale ekzistojnë disa rregulla të rëndësishme të mirësjelljes. Për shembull, nuk i takon gjithmonë mashkullit të marrë hapin e parë dixhital. Mesazhi i dërguar nga një femër e shtyn mashkullin të përgjigjet më pozitivisht.
Prandaj, ekziston një aplikacion i bërë qëllimisht për këtë arsye: Bumble. 7 milion përdorues të regjistruar mund t’i shkruajnë njëri-tjetrit nëse kanë shprehur një preferencë të ndërsjelltë, por vetëm ajo mund ta bëj hapin e parë.
Aplikacioni dedikuar shqiptarëve për takime dua.com
Aaplikacioni i dua.com tashmë është bërë pjesë e përditshmërisë suaj, qëkurse u lansua në versionin e vet zyrtar. Madje, që prej qershorit të këtij viti 2020, numri i të regjistruarve ka mbërritur në miliona.
Shqiptarët janë persona të cilët parapëlqejnë partnerë të kombësisë së tyre më tepër se ata të kombësive të tjera. Për këtë gjë dua.com ka menduar me kujdes për rregullat dhe filtrat specifikë që do të aplikohen në app. Jemi të bindur se kanë për të lindur edhe më shumë lidhje të suskesshme dashurie. Nga ky aplikacion janë njoftuar dhe janë takuar, lidhur, dashuruar dhe martuar së bashku.
Kërkimi i dashurisë – Ja pse është i suksesshëm
Në ditët e sotme kërkimi i dashurisë është mëse normale. Megjithatë ende mund të këtë persona që janë në mëdyshje për këtë gjë. Prandaj nëse edhe ju jeni në mëdyshje se a mund të gjeni dashurinë, ne ju tregojmë se si dhe pse kjo gjë funksionin shumë mirë. Krejt çka ju duhet është të futeni në këto ujëra, të shkarkoni një aplikacion për takime, siç është dua.com, dhe të filloni aventurën tuaj të kërkimit të dashurisë! Përparësia e njohjeve apo kur dashuria ndodh është se të jep kohë ta njohësh personin tjetër më mirë.
Me shumë zgjedhje
Kur kërkimi i dashurisë bëhet zgedhjet janë më të mëdha se në jetën reale. Kur futeni në një aplikacion për takime të gjithë po kërkojnë të njëjtën gjë si ti: Një partner. Dashurinë. Nuk është e njëjta gjë në jetën reale. Pastaj, kur futeni në një aplikacion për takim zgjedhjet janë shumë më të mëdha. Për shkak se në ditët e sotme numri i njerëzve që përdorin këto platforma është shumë i madh. Kështu që në vend se t’i shqyrtoni 3-4 propozime që mund të keni marrë nga shoqëria, ju mund të shfletoni qindra profile gjatë ditës.
Më shumë mundësi filtrimi mes atyre zgjedhjesh

Jeni lodhur duke përsëritur në takimet tuaja të para preferencat, prioritetet dhe hobit tuaja? Keni ndonjë bindje specifike në të cilën nuk bëni kompromis? Apo thjeshtë e dini qartë çfarë partneri preferoni? Të gjitha këto letësohen kur përdorni një aplikacion për takime. Hapësira ku mund të përshkruani vet, të listoni preferencat dhe dëshirat tuaja ja u lehtësojnë shumë këtë gjë. Përveç kësaj edhe ju vet, duke lexuar infot e të tjerëve do ta keni më lehtë të zgjdhni me kë dëshironi të bisedoni.
Kur kërkohet dashuria kurseni kohë
Nuk jeni të vetmit që ju ka ndodhur të dilni në takim me dikë, të cilin ua ka sygjeruar ndonjë mik, dhe të kuptoni se nuk keni asgjë të përbashkët me atë person. Miqtë e familjarët padyshim që kanë qëllime të mira. Mirëpo gjetjen e një personi që ju përshtatet mund ta bëni më së miri ju vet. Për këtë arsye kur kërkoni ju kurseni kohën dhe nuk dilni në takime pa qenë të sigutë se të paktën keni diçka të përbashkët me atë person. Ju zgjidhni personat me të cilët bisedoni fillimisht. Pastaj vetëm pasi ta keni kaluar me sukses këtë fazë ndërmerrni hapin tjetër.






