Lidhje ne veshtiresi

  • dua.com Team ·
  • 21.10.2021 ·
  • Lifestyle ·
  • 3 min read

Lidhje ne veshtiresi – A duhet të kërkoni ndihmë për ta shpëtuar? Nuk është gjithmonë e lehtë që të kërkosh ndihmë.

Megjithatë, telashet ju gjejnë kohë pas kohe dhe në ato momente nuk bën keq të kërkoni ndihmë. E mira e të mirave është të merrni ndihmën e duhur para se gjërat t’ju dalin jashtë kontrollit.

Edhe problemet si pamundësia për të komunikuar me njëri – tjetrin, mungesa e dashurisë, ose thjeshtë distancimi e ftohja intime, janë gjëra me të cilat duhet të ballafaqoheni. Edhe pse ndoshta duken të parëndësishme krahasuar me probleme më të mëdha, mirë është t’i trajtoni ato sa më herët që të mundeni. Nëse veproni herët do e keni më të lehtë të gjetni një zgjidhje.

Lidhje në vështirësi – Si të kërkoni ndihmë?

Ndonjëherë, kur kërkoni ndihmë mund të ndiheni sikur po pranoni dështimin, por jo në këtë rast. Duke kërkuar mbështetje, ju po ndërmerrni hapa për të rregulluar vështirësitë. Po mbani përgjegjësi për veprimet tuaja dhe po kërkoni rrugën për të marrë vendime të duhura. Kjo do t’ju vendos në pozitë më të mirë për të mbrojtur lidhjen tuaj, po ashtu edhe ta fuqizojë atë.

Personi i parë që duhet t’i drejtoheni mund të jetë një anëtar i besueshëm i familjes tuaj ose shoqëria. Ky është veprimi më i mirë për të ja filluar. Kështu e shihni problemin në mënyrë të sigurtë dhe nga një perspektivë tjetër.

Ndihmë profesionale

Megjithatë, zgjedhja më e mirë do ishte të bisedonit me ndonjë këshilltar profesionist për lidhje. Ndonjëherë familja ose shoqëria nuk janë gjithmonë të duhurit për t’u marr me çështjen në fjalë. Një këshilltar mund t’ju ndihmojë duke ju ofruar mbështjetje emocionale. Përveç kësaj do t’ju ndihmojë dhe partnerit tuaj t’i shikoni gjërat nga pikpamjet e njëri – tjetrit. Kjo mund t’ju lejoj të dyve të shikoni se si mund të zgjidhni problemin dhe çfarë duhet të bëni për t’i çuar gjërat përpara.

Kërkoni mbështetje tek partneri

Sigurisht që mbështetja nuk duhet të vijë gjithmonë nga jashtë. Do të ketë disa raste kur ju dhe partneri juaj mund ta mbështetni njëri – tjetrin. Ndoshta është diçka që e kërkoni, ose ndoshta dëshironi mbështetjen e tyre për përmirësimin apo zhvillimin e një aspekti të lidhjes suaj.

Cila është mënyra më e mirë për të kërkuar ndihmë?

Kemi dy mënyra:

Njëra është të zemëroheni ose të psherëtini derisa ta kuptojnë se ju keni nevojë për ndihmë.

Ose…mënyra tjetër është të jeni të drejtëpërdrejtë dhe të tregoni se çfarë problemi keni.

Kjo ndoshta nuk do t’ju habisë, por të jeni të drejtëpërdrejtë mund të jetë e dobishme. Partneri juaj mund ta ketë më të lehtë për t’ju dhënë atë që keni nevojë duke filluar nga rrethanat pozitive e deri tek mbështetja e përbashkët.
Vazhdoni të bisedoni me njëri – tjetrin, mundohuni të jeni të drejtpërdrejtë në ato raste kur keni nevojë të flisni dhe mbi të diskutoni gjërat në mënyrën e duhur. Nëse është lidhje që mund të shpëtohet pse jo?

dua.com Team

Related