Ndjenjat e dashurise – Shtate ndjenjat qe i ngaterrojme

  • ·
  • 13.03.2020 ·
  • ·
  • 4 min read

Ndjenjat e dashurise, Dashurinë e cilësojmë si një ndjenjë të papërshkrueshme. Ajo është ndryshe për të gjithë dhe një mister për secilin prej nesh. Jam e bindur se askush nuk mund ta përcaktojë se ç’lloj ndjesie është dashuria. Është njësoj sikur të gjesh fjalët e duhura për të përshkruar një ngjyrë.

Kur disa njerëz ndahen nga njëritjetri kuptojnë se nuk kanë qënë vërtetë të dashuruar. Ndodh që disa lloje ndjenjash të ngatërrohen me dashurinë. Si mund ta kuptojmë që ajo që ndjejmë nuk është dashuri, kur sapo tham se nuk e përshkruajmë dot këtë ndjenjë?
Ndoshta nuk e shpjegojmë dot se çështë dashuria, ama ndjenjat që ngatërrohen me të mund t’i dallojmë. Ja cilat janë ato:

Stabiliteti

Kur jeta juaj është e paqëndrueshme, kërkoni stabilitet diku tjetër. Nëse filloni të dilni me dikë që duket sikur jeta po i shkon vaj, ka mundësi që të ndieni menjëherë tërheqiq.

Edhe pse kjo marëdhënie në pamje të parë mund të duket e shëndetshme, nuk është dashuri. Nëse nuk arrini ta bëni këtë dallim, dijeni se po i hapni derën divorcit.

Emocione intesive

Në disa marëdhënie, ndodh shpesh që një partner të jetë shumë intesiv. Meshkujt apo edhe femrat abuzive mund të kalojnë nga një zënke e furishme në një përqafim të ngrohtë brenda një dite.
Emocione të tilla të menjëhershme, nuk i bëjnë mirë jetës suaj në përgjithësi dhe veçanti. Mirëpo, të jeni të sigurt që kjo nuk është dashuri. Dashuria është dhembshuri dhe kujdes i ndërsjelltë për njëritjetrin.

Seks i mrekullueshëm

Në shoqërinë e sotme vendoset theks i tepruar mbi marëdhëniet seksuale. Megjithatë, seksi është vetëm një fraksion të marëdhënies.
Nuk po themi që nuk duhet të keni marëdhënie seksuale që gjërat të shkojnë mirë në çift. Ajo që duam të themi është se duhet një balancë dhe se seksi nuk është gjithçka. Vjen një moment që edhe ai intesitet fillon të bjerë. Po atëhere, çfarë do të ndodhi me lidhjen tuaj?

Sillet mirë me ty

Kur keni patur lidhje me shumë djem abuziv, në momentin që takoni dikë që është i mirë dhe i ndjeshëm, kapeni fort pas tij. Por kjo nuk është dashuri, dhe duhet të keni kujdes që të mos e përdorni këtë person si një suport emocional. Kjo vlen për çdo lloj marëdhënie, qofshin edhe ato miqësore.

Xhelozia

Xhelozia e tepruar nuk është as dashuri dhe as e shëndetshme. Madje, nuk dim ç’emër ti vendosim. Kjo ndjenjë vjen më tepër nga pasiguria vetjake, qoftë me veten apo me partnerin. Mundohuni të qartësoni veten dhe partnerin se ku qëndron problemi. Na besoni, mos e ngatërroni me dashurinë, pas të cilës kapemi.

Iluzion i krijuar nga vet ju

Disa e vendosin partnerin e tyre në piedestal. Problemi në këtë rast qëndron se duke e idealizuar dikë më tepër seç duhet i ulni vlerat vetes.
Idealizimi i tepër ju krijon iluzione dhe ëndrra që më vonë do t’ju kthehen në zhgënjim. Të jeni të sigurt se askush nuk është i përsosur, as ju. Ndaj, idealizimi, në mënyrë absolute nuk është dashuri.

Miqësia

Ndjenjat e forta që ke për dikë, qofshin edhe miqësore, nuk do të thotë se jeni me patjetër e dashuruar. Këtu qëndron ajo pyetja e famshme “A mund të jenë miq të mirë një femër dhe një mashkull?” Tendenca e një miqësie të ngushtë, shkon drejt romancës. Megjithatë, të ndjeni për mikun tuaj të ngushtë nuk do të thotë se është domosdoshmërisht dashuri. Ndoshta ndjeni familjaritet apo ngohtësi miqësore, por jo dashuri në kuptimin e saj të plotë.

Dashuria është një mister dhe një ndjenjë e bukur për t’u përjetuar. Kur gjendet, si çdo marrëdhënie, kërkon kujdes dhe punë që ajo të lulëzojë. Vetëm sigurohuni se ajo që ndjeni të mos e ngatërroni me ndjenja të tjera të përafërta me dashurinë.