Si sillet nje djal i dashuruar?
- dua.com Team ·
- 12.07.2020 ·
- Dashuri ·
- 4 min read
Si sillet nje djal i dashuruar? Kur një mashkull gjen dashurinë e vërtetë dhe kupton se ajo femër është personi i duhur për të. do të bëjë gjithçka për ta mbajtur pranë. Si sillet mashkulli që të dashuron vërtet?
Me pak fjalë, çfarë bën një njeri kur zbulon dashurinë e vërtetë? Më poshtë keni disa shenjat të qarta se është dashuri e përjetshme.
I kushton rëndësi detajeve
Një mashkull i dashuruar merr pjesë në punët e shtëpisë për të të ndihmuar. Derdh plehrat apo bën edhe pazaret kur ti je e ngarkuar me punë. Shikon së bashku me ty filmin tuaj të preferuar romantik edhe pse nuk janë pjesë e shijes së tij.
Është inteligjent dhe i mençur
Mençuria është e lindur, kjo nuk diskutohet. Nuk matet me sa di por si trasmeton ato që di. Mashkulli që të dashuron sheh gjërat nga një këndvështrim objektiv, dhe është në gjendje të të japë këshilla të shkëlqyera në çfarëdo situate.
Vazhdimisht e vë veten në vendin tënd për të kuptuar se çfarë po kalon dhe nuk të këshillon me fjali sipërfaqësore.
Ju bën të ndiheni mirë me veten tuaj
Sigurisht që mendon se je e bukur, përndryshe nuk do të ishte së bashku me ty. Mirëpo nuk është e mjaftueshme për të, sepse nëse ai të do shumë, do të bëjë gjithçka që ta dish se je e bukur. Jo vetëm duke përdorur fjali klishe, por do vërejë edhe detajin më të vogël tek pamja juaj. Në momentin që ai do kuptoj se jeni në mëdyshje për pamjen tuaj, atëhere do t’ju komplimentoj dhe do t’ju bëj të ndiheni mirë. Do bëj gjithçka që ti të jesh e lumtur.
Përballet me problemet
Burrat e vërtetë nuk dorëzohen lehtë pas disa vështirësive. Përkundrazi, ata e kuptojnë se sa e rëndësishme është marrëdhënia juaj dhe do të bëjnë gjithçka për ta vazhduar. Një mashkull i vërtetë nuk heq dorë kur gjërat bëhen të vështira. Për më tepër, ai nuk i ndrydh ndjenjat por i diskuton me ju për të zgjidhur çdo konflikt. Nëse diçka e shqetëson në marrëdhënie, ai flet për këtë me kujdes dhe respekt. E kupton që vetëm duke u përballur me problemet e mëdha në një mënyrë të drejtë, marrëdhëniet mund të vazhdojnë përpara.
Kujdeset për problemet tuaja
Nëse diçka ju shqetëson ai do të mërzitet dhe do të përpiqet të kuptojë problemet tuaja duke kërkuar mënyra për t’i zgjidhur ato.
Shkurt, ai do të jetë pranë jush në momentet më të vështira ashtu siç bëni edhe ju për të.
Pranon gabimet tuaja
Pranon që të gjithë bëjnë gabime, përfshirë edhe ju. Nëse thoni diçka që e ka ofenduar, ai nuk do t’i japë asaj një peshë vendimtare, përkundrazi do të qeshë me të. Me pak fjalë, nuk ju mban inat. Nuk do t’ju bëjë të ndiheni keq duke dëmtuar qëllimisht ndjenjat tuaja. Kjo është vlerë për secilin njeri dhe secilën marrëdhënie. Prandaj vlerësojeni shumë.
Pranon gabimet e tij
Ai e kupton kur disa nga sjelljet e tij mund t’ju lëndojnë. Ndaj, shpesh do mundohet t’i korigjojë, sepse nuk dëshiron absolutisht që ju të vuani. Dashuria e vërtetë është e vështirë për tu gjetur por ai që di vërtet si ta mbaj atë do jetë i lumtur përkrah jush.