Thenie te mencura per dashurine nga Bob Marley

  • dua.com Team ·
  • 19.02.2020 ·
  • ·
  • 3 min read

Thenie te mencura per dashurine, Robert Bob Nesta Marley OM (1945 1981) ishte një këngëtar, kantautor, kitarist dhe aktivist xhamajkan Ai njihet si interpretuesi më i njohur i muzikës reggae, dhe vlerësohet se ndihmoi në përhapjen e muzikës Xhamajkane në audiencën mbarë botërore..
Bob Marley njihet si një artist i mençur dhe i ndjeshëm për çështjet sociale. Thëniet e tij, sidomos ato për dashurnë citohen edhe sot nga të dashuruarit në mbarë botën. Le t’ju hedhim një sy thënieve më të bukura që ai ka cituar.

Nuk ka çift të përkryer

Ai nuk është i përkryer. As ju nuk jeni e tillë. Të dy së bashku nuk do të jeni kurrë të përsosur.
Por, nëse ai ju bën për të qeshur të paktën një herë, ju bën të mendoheni dy herë, dhe pranon se është njerëzor e gabon, shtrëngojëni fort dhe jepini sa keni mundësi.

Ai nuk do t’ju citojë poezi, nuk do mendojë për ju çdo moment, por do t’ju japë një pjesë të tij që e di se mund t’ia thyeni.
Mos e lëndoni, mos e ndryshoni dhe mos prisni më shumë nga sa mund t’ju japë. Mos e analizoni. Buzëqeshni kur ju bën të lumtur, bërtisni kur ju inatos dhe mallohuni për të kur nuk është aty.
Duaje fort kur ka dashuri mes jush. Sepse djemtë e përsosur nuk ekzistojnë, por gjithmonë ka një djalë që është i përkryer për ju.

Dashuria e vërtetë

Nëse ajo është një vajzë fantastike, nuk do jetë e lehtë. Nëse është e lehtë, ajo nuk është fantastike. Nëse ajo ia vlen, nuk duhet të heqësh dorë. Nëse heq dorë, nuk je i denjë për të. … E vërteta është se të gjithë do t’ju lëndojnë. Thjesht duhet të gjesh atë pët të cilën ia vlen të vuash.

Thoni se e dashuroni shiun, por përdorni çadër për të ecur nën të. Thoni se e doni diellin, por kërkoni hije kur ai shkëlqen. Thoni se e adhuroni erën, por kur fryn fortë mbyllni dritaret. Prandaj, kam frikë të të besoj kur më thua se më do.
Dashuria do t’ju lërë kurrë vetëm.
Mashkulli më frikacak është ai që zgjon dashurinë e një gruaje, pa patur për qëllim që ta dashurojë.
Një dashuri, një zemër.
Paraja nuk mund të blejë as dashurinë as jetën.
Ajo mund të mos jetë më e famshmja apo më e bukura, por nëse e dashuroni dhe ajo ju bën të lumtur .. ç’rëndësi kanë gjërat e tjera?
Vetëm një herë në jetë besoj se do të gjeni dikë që do të ndryshoj plotësisht botën tuaj.

Mendojmë se këto thënie romantike do na shoqërojnë gjithmonë, sidomos kur do të dashuroheni vërtet me dikë.

dua.com Team