Veshje per meshkuj ne takimin e pare

  • dua.com Team ·
  • 10.10.2022 ·
  • Lifestyle ·
  • 5 min read

Veshje per meshkuj ne takimin e pare. Të dish se çfarë të veshësh në një takim por në përgjithësi është një detyrë e vështirë për meshkujt.

Një mashkull që e merr seriozisht taimin e parë dëshiron që të lër përshtypje sa më të mirë.

“Kur vjen puna për të lënë përshtypje tek dikush në takimin e parë, është shumë e vështirë të gjesh se çfarë të veshësh” – thotë Dalton Graham, themelues i The Tailored Man. “Ka dy gabime të mundshme që mund të bëni: Njëra është duke mos u veshur sa duhet dhe tjetra është duke u veshur më shumë se duhet.”

E mesmja e artë? Smart Casual. Me pak fjalë duhet të dukesh sikur nuk je përpjekur shumë, por në të njëjtën kohë edhe të mos dukesh sikur e ke lënë veten pas dore.

Ja disa këshilla se si duhet të vishen meshkujt në takimin e parë.

Asnjëherë mos vishni kostum e kollare…

Po, e dimë se të vishesh me kostum dukeni super, por është gabimi më i madh që mund të bëni. Një kostum dhe kravatë – veçanërisht nëse është një kombinim me këmishë dhe kravatë zyre – mund të dukeni të ngrirë dhe të jepni përshtypjen sikur sapo keni ardhur nga puna. Me pak fjalë të fiksuar kaq shumë pas karrierës saqë nuk keni marrë fare kohë për hir të takimit.

Në fund të fundit, qëllimi në natën e takimit është të gjesh kohë të lirë, ose të paktën të duket se ke marrë kohë për të lënë përshtypje të mirë. Mos e teproni me veshje per meshkuj të tepruar, tepër serizoze dhe strikte. Jini më të relaksuar në veshje, fundja keni dalë për takim dashurie, jo takim biznesi.

Flirtoni me këmishë e pantallona

Një mashkull që mbron veshjen këmishë e pantallona, gjysëm smart e gjysëm casual, është një mashkull që ia vlen të takohet për së dyti. Pantallona dok të zeza ose kafe, këmishë me printime dhe ngjyra neutrale janë zgjedhja perfekte. Dy gjëra janë thelbësore: përshtatja dhe mbrojtja e veshjes.

Sigurohuni që të jetë një këmishë e hollë dhe e lirë në trupin tuaj, në mënyrë që t’ju dalë në pah fiziku dhe shpatullat tuaja. Zgjidhni një material të rehatshëm, lino ose pambuk. Një këmishë e freskët dhe e bardhë është domosdoshmëri. Për diçka shtesë, shtoni një triko ose një xhaketë mbresëlënëse.

Xhins dhe vetëm xhins

“Një palë xhinse do t’ju nxjerrin përherë nga balta.” – thotë Graham. Zgjidhni një palë xhinse por që t’ju rrinë si pantallona dok. Të themi të drejtën, skinny jeans tek meshkujt nuk duken fort mirë.  Nuk po gjykojmë askënd sigurisht, por ju garantojë se nuk lë përshtypje të mirë në takimin e parë.

Xhinsi është pëlhura ideale: mjaft e rëndë për tu quajtur pantallonë dhe jo galloshe. Një xhinse i lehtë dhe i pastër mund t’ju vlej për gjatë verët sidomos nëse e kombinoni me një bluzë pambuku. Nuk ka rëndësi mëngë të shkurtra apo të gjata, mjafton që të kombinojë në ngjyrë me xhinsin që keni zgjedhur.

Vulosni takimin e parë me stil

Mos mendoni se harruam t’ju japim disa sugjerime për këpucët. Çfarë kepucësh duhet të veshin meshkujt? Besoj e dini se ato kanë po aq rëndësi sa e gjithë veshja që keni. Për shembull, në veshjen e parë casual-smart këpucët janë zgjedhja ideale. Ndërsa për pantallona xhins dhe t-shirt, atletet gjysëm serioze janë perfekte.

Shikoni, këpucët e lëkurës shkojnë me gjithcka, dhe për këtë ska asnjë dyshim. Këpucët e lëkurës janë porsi xhinsi. Megjithatë, ato ulërasin për një kombinim me një këmishë casual ose serioze.

Kur zgjidhni këpucë, respektoni së pari kodet e veshjes dhe vendin se ku do dilni për takimin e parë. Ndiqni me estetikën e përgjithshme – duke përputhur pantallonat me këpucët – dhe pastaj vazhdoni takimin tuaj pa e vrarë mendjen.

Vetëm një spruco kolonje ose parfumi

Çfarë parfumi duhet të veshin meshkujt në takimin e parë? Besoj se kushdo do të mbahet mend për arsyet e duhura në një takim, apo jo? Epo mos u bëni si ata djemtë që mbyten në parfum e kolonjë që takimin e parë. E pastaj pyesni veten pse nuk dëgjoni më nga vajza pas atij takimi.

Kur zgjidhni një parfum apo kolonjë, shkoni për shije që reagojnë mirë me trupin tuaj, dhe merrni këshilla nga shitësit e parfumeve. Spruconi pak në ajër parfum dhe kaloni në të. Në këtë mënyrë, parfumi nuk ju ngjitet pas rrobave. Pak parfum posht veshëve dhe jeni gati për takimin e parë. Suksese!

dua.com Team

Related