Kur nje mashkull te do seriozisht

  • ·
  • 02.05.2020 ·
  • ·
  • 5 min read

Kur nje mashkull te do seriozisht? A i keni bërë vetës pyetjen, “a është ai seriozisht i duhuri për mua?” Meshkujt mund të mos e thonë drejtpërdrejtë, por ka shumë shenja që tregojnë se ata po mendojnë seriozisht për t’ju përfshirë në jetën e tyre.

Këtu keni 11 shenja që ai është serioz ndaj jush:

Respekton mendimin tuaj dhe pyet për atë çdo kohë. Ju dëgjon dhe tregon respekt. Atij i kujtohet se çfarë keni thënë dhe merr në konsideratë këshillën tuaj.

Është i drejtë dhe transparent
Një mashkull i cili fillon të jetë serioz për ju do mundohet të largojë të gjitha gjërat nga tavolina për të mos i “komplikuar” gjërat me ju. Nëse ai sheh të ardhmën me ju do t’i shkëpus të gjitha kontaktet me ish-at. Do ta kthej fokusin të tërë tek ju dhe nuk do të lejojë që femrat e tjera të dalin dhe të prishin gjithcka që ju keni ndërtuar.

Flet për ju gjatë gjithë kohës
Nëse shoqëria dhe familja e tij thonë se ai nuk rresht së foluri për ju, kjo është një shenjë që ai ka filluar të ketë ndjenja serioze për ju.

Dëshiron t’ju njoh juve edhe në nivelin më të thellë
Ai nuk ankohet nga detajet që i përmendni, dhe ka dëshirë t’ju dëgjoj kur flisni për fëmijërinë, dëshirat dhe karrierën tuaj. Nëse përmendni një prezantim të madh që ke pasur në punë, ai do t’ju pyetë se si shkoi. Kujdeset për çfarë mendoni ose çfarë po kurdisni edhe kur ai nuk është përreth.

Ju përfshin në jetën e tij

Kur nje mashkull te do seriozisht, bën plane me ju paraprakisht dhe mban fjalën. Ai dëshiron të kalojë kohë me ju dhe të sigurohet që të mos të prish lidhjen me ju duke sugjeruar gjithçka në minutat e fundit. Nuk ju telefonon në 2 të natës të bëni gjëra intime. Sheh një të ardhme me ju dhe nuk e ka problem të bëj plane me ju. Do kalojë pushimet me ju, do dojë të dalë me ju e pse jo edhe të udhëtojë.

Do krijoj mundësi të ndryshme që të jeni pjesë e jetës së tij
Asgjë nuk e bën më të lumtur sesa të bëj aktivitete e tij të preferuara me personin e zemrës. Nëse ai është i interesuar në golf, tenis, etj…ai do të mundohet t’ju përfshij edhe juve.

Është në atë pikë të jetës kur mendon se martesa është diçka e mundur
Martesa ose premtimi janë një plan i gjatë, dhe ai është në atë pikë të jetës ku mund të jetë gati ta marrë atë në konsideratë. Me pak fjalë është në atë pikë ku është gati të ketë një lidhje serioze.

Keni takuar familjen dhe shoqërinë e tij
Ai nuk ka asnjë arsye pse të mos ju njoh me familjen dhe shoqërinë e tij. Në fakt dëshiron t’ju prezantoj tek të gjithë dhe nuk është i druhet reagimeve të të tjerëve ndaj jush.

Durimi virtyti i lidhjes tuaj

Ai do mundohet të jap një përshtypje të mirë kur ju e nihni me familjen tuaj
Një mashkull i cili nuk është serioz do të vijë të njihet me njerëzit tuaj, por përderisa ai e di se nuk do të jetë me ju përgjithmonë nuk mundohet të lërë përshtypje të mirë. Një mashkull, i cili dëshiron të jetë me ju për një pjesë të gjatë do të bëj gjëra serioze që të njihet me personat e rëndësishëm në jetën tuaj.

Është i durueshëm për t’ju pritur
Edhe nëse ka qenë jo serioz në të kaluarën, ai do të jetë dakort për t’i bërë gjërat ngadale. Nuk do ndjeni presion nga ai për të patur marrëdhënie së bashku. Kjo sespse ai do t’i kushtoj rëndësi pranisë tuaj. Do të kujdeset për ju sikur e meritoni dhe jo sikur një person m cilën ai do thjesht të kaloj kohën.Kujdeset për lumturin tuaj, mundohet t’ju ndihmoj dhe do jetë aty për ju
Nëse ju keni nevojë për diçka, ai do të jetë aty për ju. Ai është i interesuar thellësisht për t’ju bërë të lumtur në çdo mënyrë që të mundet. Do t’ju dërgojë mesazhe, telefonojë, dhe kontaktojë në çdo mënyrë që mundet për të treguar se po mendon për ju.