Zhgenjimi ne dashuri: Pse është e vështirë të dashurosh?
- dua.com Team ·
- 03.08.2020 ·
- ·
- 4 min read
Zhgenjimi ne dashuri: Pse është e vështirë të dashurosh? Eshtë një ndjenjë që ndodh si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Çfarë është dashuria? Është ajo ndjenjë e fortë që lidh dy individë, e cila ndonjëherë shpërthen në jetë si një rrufe në qiell të pastër, duke shkatërruar një ekuilibër ekzistues.
Ajo që ju çon drejt rishikimit të përparësive tuaja. Të biesh në dashuri duket si diçka e thjeshtë dhe plotësisht e natyrshme dhe ashtu është, por jo për të gjithë! Nuk është gjithmonë e lehtë të biesh në dashuri. Ndonjëherë ndërhyjnë emocione që bien ndesh me njëratjetrën.
Frika nga dashuria Cilat janë shkaqet?
Arsyet e frikës ndaj të rënit në dashuri mund të jenë të shumta:
- Frika se mashtroni veten dhe zbuloni se partneri është ndryshe nga ai që mënduat fillimisht
- Zhgënjimi nga pritshmërit e larta
- Frika nga tradhtia
- E shihni të dashurin tuaj si një burim lumturie dhe dhimbje
- I druheni braktisjes
- Nuk doni të gaboni
- Mendimi se nuk jeni i aftë për të dashuruar dikë sa duhet
- Nënvlerësimi i vetes
- Frika nga humbja e individualitetit dhe hapësirës personale
- Frika nga angazhimi që kërkon përkushtim dhe pamundësia pët të menaxhuar emocionet dhe situatat në lidhje
- Edukimi i marrë, ndikimi prindëror
Frikëra që shtohen mbi njëratjetrën dhe kapen fortë në mendjen e individit, i cili nuk mund të heqë dorë nga emocionet. Një individ që krijon në kokën e tij një imazh negativ të marrëdhënies me tjetrin, e cila shpesh nuk është e vërtetë!
Ka shumë arsye që mund të çojnë drejt frikës ndaj rënies në dashuri.
Në thelb, frika nga vuajtja është pikërisht ajo që i shtyn shumë persona të ndërtojnë rreth vetes një lloj mburoje. Në mënyrë që të mos rrezikojnë të bien në mëshirën e këtyre ndjenjave.
Për të mbrojtur veten:
- Disa preferojnë histori dashurie të cekëta, të gatshme për t’i shkëputur kur diçka ndryshon.
- Disa vazhdojnë më shumë histori njëra pas tjetrës, në mënyrë që të mos përfshihen shumë me një partner.
- Të tjerët, pasi provojnë përvoja negative, braktisin mundësinë e të dashuruarit përsëri.
Si ta përballoni?
Në një moment të caktuar është e nevojshme të pyesni veten: “A është dashuria diçka që ia vlen të përfshihesh?”
Secili individ mbart historinë e tij / saj dhe mënyrën e të përjetuarit të dashurisë. Kjo lidhet me mënyrën e të qenit si individ, si funksionojmë në botë dhe marrëdhëniet që ndajmë.
Individi mbart me vete një informacion të pasur dhe besime personale, të cilat e bëjnë atë të sillet në një mënyrë të caktuar dhe të bëjë zgjedhje specifike.
Përkundër të gjitha frikërave, duhet të fillojmë nga supozimi se nuk ka dashuri pa ndarje. Secili prej nesh lind dhe rritet në familjen tonë, ashtu siç ka të drejtë që herët a vonë të largohet nga familja, jo për mungesë dashurie, por për të fituar autonominë e vet … ashtu është edhe cikli i një lidhjeje. Ky është një shembull i thjeshtë i ciklit normal të jetës.
Çdo person dhe çdo situatë me siguri do t’ju lërë një shenjë të rëndësishme.
Frika nga dashuria Dy aspekte për të mos u harruar
“Asnjëherë mos humbisni veten në një marrëdhënie.”
Qëndroni vetvetja dhe gjithmonë vazhdoni të kultivoni individualitetin tuaj. Jini i vërtetë për atë që dëshiron apo jo, për nevojat e tua, për mënyrën sesi synoni të përjetoni marrëdhënien. Sinqeriteti ndaj tjetrit dhe respekti ndaj vetes janë kushtet themelore për krijimin e një marrëdhënie të mirë mes çifteve. Përveç kësaj nuk ka dyshim se dashuria na bën më të ndjeshëm dhe më të varur nga gjestet e tjetrit, nga sjellja e tij, nga fjalët e tij. Dashuria është e dhimbshme. Ndaj, askush nuk mund të na japë kurrë sigurinë se tjetri nuk do të na lërë kurrë, se ai nuk do të na bëjë të vuajmë. Shijoni emocionet e mrekullueshme që mund të të japë dashuria, dhe jo të rrethoheni nga frika e vazhdueshme ndaj kësaj ndjenje.