Chat Falas: Fenomeni i përhapur i komunikimit përmes dhomave të chat-it
- dua.com Team ·
- 29.09.2024 ·
- Uncategorized @sq ·
- 5 min read
Ndryshe nga cmendohet, kërkimi i fjalës kyce chat, chat falas apo chat shqip është tepër i përhapur. Këto webfaqe ofrojnë dhoma chat-imi falas pa asnjë pagesë apo procedura regjistrimi.
Më këtë artikull do të listojmë disa arsye se përse këto faqë chatimi parapëlqehen kaq shumë. Gjithashtu, do të listojmë edhe disa argumente të shkurtra pro e kundër tyre.
Ku qëndron avantazhi i përdorimit të dhomave publike të chatit? Përse është ide e mirë të jesh anonim, por edhe e rrezikshme? Këto dhe shumë pyetje që mund të keni do tu përgjigjemi më poshtë.
Përse këto faqe janë kaq të përhapura?
Nëse jeni në kërkim të faqeve chat online falas për të chat-uar me persona të ndryshëm, do të gjeni të tilla pa fund. Mirëpo, sa prej tyre ofrojnë realisht shërbim serioz? Faqe të tilla si nastradini chat, chat parajsa, fajtori chat, amerik dhe zvicer, kosova chat shqip etj., listojnë një mori shërbimesh për biseda.
Këto faqe duken se janë të përhapura pikërisht sepse ofrojnë biseda apo dhoma chat-i falas pa regjistrim top albanian. Shumë prej tyre premtojnë se aty do të gjeni vajza shqiptare nga e gjithëDSiaspora. Ose, akoma më mirë edhe vajza të huaja apo djem të huaj.
Anonimiteti, regjistrimi falas pa dhënë asnjë të dhënë personale, dhoma chat-i publike e private këto janë vetëm disa nga shërbimet e premtuara.
Ndërsa duket shumë e mirë për të qënë e vërtetë, përtej kësaj fshehtësie dhe anonimiteti nuk ju siguron se nga ana tjetër po flisni me atë që mendoni.
Mund të jeni një djalë që ka prenotuar një dhomë chat-i private, mirëpo nuk keni siguri se po flisni me një femër nga ana tjetër.
Si përdoret chat falas në dhomat publike të chat-it shqiptar?
Përdorimi i dhomave të chat-it në webfaqet e sipërpërmendura është relativisht i lehtë, por i pambrojtur. Ndërsa ti mund të kycesh pa patur nevojë të japësh të dhënat e tua personale dhe pa pagesë, nuk e di se cka të pret nga ana tjetër.
Sa i përket përdorimit, nuk ka shumë se ctë shtosh. Mjafton të vendosësh një pseudonim dhe një fjalëkalim dhe hyre në një dhomë chat-i. Aty mund të zgjedhësh një nga pfatformat moderne për chat si MIBBIT, THELOUNGE etc.
Më pas mund të zgjedhësh dhomën private apo publike të chat-it dhe të chatosh pa limit.
Ky është një mesazh që merni sapo hyni në chat në platformën e parajsa chat apo nastradini.com.
Avantazhet e Chat Falas
Avantazhi i vetëm që mund të shtojmë për këto webfaqe të chat falas qëndron pikërisht tek emri. Janë Falas dhe pa kërkesë llogarie. është e lehtë të kycesh, të nisësh biseda dhe të njohësh përsona të rinj.
Mund të zgjedhësh të njohësh vajza shqiptare nga diaspora, ose djem të huaj por edhe shqiptarë. Varet se cfarë dëshironi ju. Pra shkurtimisht, avantazhet e chat falas janë:
- Nuk ke nevojë të japësh të dhëna personale për tu regjistruar
- Janë falas pa patur nevojë për tu abonuar
- Mund të nisësh biseda si privatisht ashtu edhe publikisht
Disavantazhet
Sa i përket disavantazheve mendoj se janë disa. E para, chat falas realisht japin shërbimin falas mirëpo kjo gjë vjen edhe me ‘no strings attached’ ose papërgjegjësi.
Kjo do të thotë se këto faqe nuk mbajnë përgjegjësi për askënd që futet e bisedon aty.
Anonimiteti është një tjetër problem. Në aplikacione serioze, si dua.com për shembull, ti zgjedh të krijosh një Përputhje me dikë që ka një foto, profil apo edhe një badge verifikimi. Ndërsa në këto faqe chatimi, ti nuk e di se me kë bisedon.
Mund të bisedosh me një predator, me një person të rrezikshëm. Ndoshta edhe me një minoren apo me një ‘con artist’ që mund të të vjedhë të dhënat dhe jo vetëm. Këtu nuk luftohet profili fallco apo nuk garantohet filtër përzgjedhjeje.
Pra disavantazhet janë:
- Anonimiteti
- Mungesa e përgjegjshmërisë
- Mungesa e sigursë
- Shansi se je duke biseduar më një person të rrezikshëm është i lartë
Përfundimi
Si përfundim chat falas online është një shërbim i thjeshtë e i shpejtë për djem e vajza të vetmuar që dëshirojnë njerëz të rinj. Ndoshta të krijojnë miqësi apo gjëjnë përsona që mendojnë si ta.
Mirëpo, ndërsa është e thjeshtë si shërbim dhe mund të gjesh shumë webfaqe të tilla online, ka edhe disavantazhët e veta, disavantazhe të cilat i përmendëm pak më sipër dhe që vulosin pak a shumë se pse nuk vlejnë për tu përdorur.
Sigurisht, cdokush është i lirë të bëj zgjedhjen e vet. Ne sugjerojmë të kini kujdes dhe të zgjidhni atë cka është më e mira e më e sigurta për ju.
Zgjidhni platforma serioze si dua.com ku ofrohet garanci e autenticitetit përmes badge të verifikimit.
Me filtrat e saj si aplikacion dhe me krijimin e një profili serioz është e garantuar se do të përputheni me personin e duhur. Historitë tona të suksesit dëshmojnë pikërisht atë cka ne pretendojmë se këmi.