Nëse je në fillimet e një lidhjeje, gjithçka të duket e lehtë e perfekte. Mesazhet zgjasin deri vonë, takimet janë plot emocione dhe tërheqja është e fortë. Ama me kalimin e kohës lind pyetja më e rëndësishme: si ndërtohet një lidhje e shëndetshme që zgjat?
E vërteta është se marrëdhëniet e forta nuk krijohen rastësisht. Ato ndërtohen çdo ditë, me komunikim, respekt dhe përkushtim.
Ku është çelësi i suksesit te një lidhje e shëndetshme?
Shumë prej çifteve që janë njoftuar në dua.com tregojnë se arsyeja pse lidhja e tyre funksionoi nuk ishte vetëm kimia fillestare. Ishte fakti që ndanin të njëjtat vlera, kishin qëllime të ngjashme për jetën dhe mësuan të komunikonin hapur që në fillim të njohjes.
Për më shumë rreth kësaj teme, lexoni Mashkulli Ideal: 12 karakteristika se si ta gjejmë dhe Si e gjeti Drini dashurinë e jetës në dua.com?.
Hajde të shohim bashkë cilat janë shtyllat kryesore të një marrëdhënieje të shëndetshme dhe si mund ta ndërtosh një lidhje që jo vetëm fillon bukur, por vazhdon të rritet me kalimin e viteve.
Çfarë është një lidhje e shëndetshme?
Një lidhje e shëndetshme është kur të dy partnerët ndihen të sigurt emocionalisht, të respektuar dhe të mbështetur. Kjo nuk do të thotë se nuk ka debate apo mosmarrëveshje. Përkundrazi, edhe çiftet më të lumtura kanë konflikte. Dallimi qëndron në mënyrën se si i përballojnë ato.
Cilat janë shenjat e një lidhjeje të shëndetshme?
- Secili ndihet i dëgjuar;
- Vendimet merren së bashku;
- Nuk ekziston frika për të shprehur mendimin;
- Partnerët respektojnë individualitetin e njëri-tjetrit;
- Problemet zgjidhen si ekip, jo si kundërshtarë.
A jam në një lidhje të shëndetshme?
Nëse po pyet veten nëse lidhja jote po ndërtohet mbi baza të forta, këto janë disa nga pyetjet që mund t'ia bësh vetes:
- A komunikon hapur, pa frikë apo gjykim?
- A ka respekt të dyanshëm, edhe kur nuk pajtoheni?
- A ka besim, pa kontrolle të vazhdueshme?
- A gjen mbështetje kur ke sfida personale dhe profesionale?
- A i respektoni kufijtë e njëri-tjetrit?
- A keni liri personale?
- A i zgjidhni konfliktet në mënyrë konstruktive?
Nëse shumica e këtyre elementeve janë pjesë e lidhjes tënde, je në rrugën e duhur. Nëse jo, ia vlen t'i njohësh edhe red flags në lidhje.
E çka vlerësojnë të tjerët te partneri? Hajde të shohim çka kanë thënë ata në dua.com.
10 mënyra për të ndërtuar një lidhje të fortë
1. Komuniko me sinqeritet
Shumë probleme nuk lindin nga mungesa e dashurisë, por nga mungesa e komunikimit. Fol hapur me partnerin/en për emocionet, pritshmëritë dhe shqetësimet. Mos prisni që partneri t'ju lexojë mendjen. Samira dhe Fidani, që janë njoftu në dua.com, tregojnë se komunikimi sy më sy për disa orë ka qenë çelësi i suksesit për ta.
Në kërkimet e Dr. John Gottman me mbi 3,000 çifte, mënyra si partnerët komunikojnë dhe i riparojnë konfliktet rezulton të jetë një nga parashikuesit më të fortë të suksesit afatgjatë të marrëdhënies.
2. Ndërto besimin çdo ditë
Besimi nuk krijohet me fjalë të mëdha. Ai ndërtohet përmes veprimeve të vogla, duke i mbajtur premtimet dhe duke qenë i/e sinqertë.
3. Respektoni kufijtë e njëri-tjetrit
Edhe në marrëdhëniet më të afërta, secili ka nevojë për hapësirën e vet. Respektimi i kufijve krijon siguri dhe shmang ndjenjën e kontrollit.
4. Debato pa lënduar tjetrin
Konfliktet janë normale. Ajo që ka rëndësi është ta diskutoni problemin, jo ta sulmoni personin. Shmang ofendimet, ironinë, krahasimet dhe rikthimin e gabimeve të së kaluarës. Studimet e Dr. John Gottman tregojnë se nuk janë debatet ato që e dëmtojnë një lidhje, por mënyra se si zhvillohen ato. Kritikat personale, përçmimi, mbrojtja e vazhdueshme dhe shmangia e komunikimit janë ndër sjelljet që lidhen më shpesh me marrëdhënie jo të shëndetshme.
5. Mbaje romancën gjallë
Dashuria nuk ushqehet vetëm nga momentet e mëdha. Një mesazh i papritur, një përqafim, një darkë së bashku apo një falënderim i sinqertë e bëjnë diferencën. Kështu thotë edhe Anxhela, që burrin e ka takuar në dua.com.
"Më pëlqen personaliteti i Elidonit – i qetë, i kujdesshëm dhe romantik. Askush nuk më ka trajtuar më mirë se ai", thotë ajo.
Ja disa gjeste që sipas të tjerëve e mbajnë romancën gjallë:
6. Përkrahi ëndrrat e partnerit
Një marrëdhënie e shëndetshme nuk e pengon zhvillimin personal. Kur partneri arrin sukses, fitoni të dy.
7. Kaloni kohë cilësore bashkë
Nuk ka rëndësi vetëm sa kohë kaloni bashkë, por qysh e kaloni atë kohë. Lini telefonat mënjanë, dilni për shëtitje, udhëtoni ose krijoni tradita të vogla vetëm për ju.
8. Prano ndryshimin
Njerëzit ndryshojnë. Po ashtu ndryshojnë prioritetet, puna, përgjegjësitë dhe ëndrrat. Një lidhje e fortë përshtatet me këto ndryshime, në vend që t'i kundërshtojë.
9. Fal dhe kërko falje
Askush nuk është perfekt. Të pranosh gabimet dhe të kërkosh falje nuk është dobësi, por pjekuri emocionale.
10. Zgjidhni çdo ditë njëri-tjetrin
Dashuria nuk është vetëm një ndjenjë. Është një zgjedhje e përditshme për të investuar në marrëdhënie, edhe në ditët kur gjërat nuk janë perfekte. Shiko se si Besarti dhe Lirija e kanë bërë çdo ditë këtë zgjedhje, që nga fillimi, dhe sa të lumtur janë sot.
Çfarë e dëmton një lidhje?
Një lidhje rrallë përfundon nga një ngjarje e vetme. Shpesh ajo dobësohet gradualisht, kur problemet e vogla lihen pas dore. Disa nga faktorët më të zakonshëm janë:
- Mungesa e komunikimit — kur partnerët ndalojnë së foluri për ndjenjat dhe problemet, keqkuptimet fillojnë të grumbullohen.
- Kontrolli — përpjekja për të kontrolluar çdo veprim, çdo mik apo çdo vendim të partnerit krijon distancë dhe mungesë besimi.
- Xhelozia e tepruar — pak xhelozi mund të jetë normale, por kur kthehet në dyshim të vazhdueshëm, dëmton marrëdhënien.
- Manipulimi — përdorimi i fajit, kërcënimeve emocionale ose heshtjes si formë ndëshkimi nuk është komunikim i shëndetshëm.
- Mungesa e respektit — talljet, nënçmimet dhe ofendimet e përsëritura lënë pasoja afatgjata.
- Mosbesimi — kur besimi thyhet dhe nuk punohet për ta rindërtuar, marrëdhënia bëhet shumë e vështirë.
- Kritikat e vazhdueshme — askush nuk dëshiron të ndihet sikur nuk është kurrë mjaftueshëm i mirë. Kritikoni sjelljen, jo personin.
Si fillon një lidhje e shëndetshme?
Një marrëdhënie e fortë nuk fillon në ditën kur bëheni çift. Ajo fillon që në njohjen e parë. Prandaj është e rëndësishme që që në fillim ta ndërtoni lidhjen mbi baza të shëndetshme — që nga takimi i parë e deri te momenti kur mendoni për fejesë.
Nuk ekziston një formulë magjike për një lidhje perfekte. Por ekzistojnë zakone që e bëjnë një marrëdhënie më të fortë çdo ditë: komunikimi i sinqertë, besimi, respekti dhe dëshira për të ecur përpara së bashku.
Nëse lidhja fillon mbi vlera të përbashkëta dhe ushqehet me përkushtim, ka shumë më tepër gjasa të zgjasë.
A je gati për një lidhje të vërtetë?
Për me pasë një lidhje të fortë, duhet me gjetë dikë me të njëjtat vlera. Në dua.com, mijëra çifte shqiptare kanë gjetë njëri-tjetrin, kanë kriju lidhje të qëndrueshme dhe martesa. Krijo profilin tënd falas dhe hidhe hapin e parë drejt partnerit të duhur.
Pyetjet e shpeshta
Çfarë është një lidhje e shëndetshme?
Është një marrëdhënie ku partnerët ndihen të sigurt emocionalisht, respektojnë njëri-tjetrin, komunikojnë hapur dhe punojnë së bashku për të zgjidhur sfidat.
Cilat janë shenjat e një marrëdhënieje të mirë?
Komunikimi i hapur, besimi, respekti, mbështetja reciproke, kufijtë e shëndetshëm dhe aftësia për të zgjidhur konfliktet në mënyrë konstruktive janë ndër shenjat kryesore.
Si ndërtohet besimi në çift?
Besimi ndërtohet përmes sinqeritetit, mbajtjes së premtimeve, transparencës dhe qëndrueshmërisë në sjellje çdo ditë.
Si zgjidhen konfliktet në mënyrë të shëndetshme?
Duke dëgjuar njëri-tjetrin, duke shmangur ofendimet, duke folur për problemin dhe duke kërkuar zgjidhje së bashku, jo fitues.
A mund të ndërtohet një lidhje serioze përmes njohjeve?
Po. Shumë çifte që janë njohur në platforma si dua.com tregojnë se bisedat për vlerat, familjen dhe planet për të ardhmen krijuan bazat e një marrëdhënieje serioze që më vonë u kurorëzua me martesë.
Sa i rëndësishëm është komunikimi në një marrëdhënie?
Komunikimi është një nga shtyllat kryesore të çdo lidhjeje të shëndetshme. Ai ndihmon në ndërtimin e besimit, zgjidhjen e konflikteve dhe forcimin e afërsisë emocionale mes partnerëve.








