dua.com · nga chat-i te njohjetdua.com · nga chat-i te njohjet
Po kërkon Shqipëria Chat?
Chat-i shqiptar ka ndryshuar. Dëshira për t’u njohur, jo.
Dikur hyje në Shqipëria Chat me një nofkë dhe një “tung”. Sot mund të njohësh shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora me profil real, të verifikuar dhe shumë më pak mister.Dikur hyje në Shqipëria Chat me një nofkë dhe një “tung”. Sot mund të njohësh shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora me profil real, të verifikuar dhe shumë më pak mister.
Nga chat-i i dikurshëm te njohjet e sotme — zbulo dua.com.
Profil i verifikuar. Chat privat. Shqiptarë kudo.



1M+
1.1 milion+ shqiptarë · profile të verifikuara
1.1 milion+ shqiptarë të regjistruar
profile të verifikuara me foto


Gjilan · Match i ri
Ky është vetëm një shembull — biseda jote nis në aplikacion.
1.1 milion+
shqiptarë të regjistruar — Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe diaspora
500 mijë+

profile të verifikuara me foto — verifikimi është i detyrueshëm për t’u bashkuar
10,000+
vlerësime 5-yje nga përdoruesit e dua.com në App Store dhe Google Play
Dje dhe sot
Çfarë ishte Shqipëria Chat?
Nëse ke kërkuar “Shqipëria Chat”, me shumë gjasë e di çfarë po kërkon: atë mënyrën e vjetër të njohjeve online ku hyje në një chat room, zgjidhje një nofkë dhe prisje të shihje kush ishte aty.
Për shumë shqiptarë, chat-i ishte një nga mënyrat e para për të folur online me dikë nga Tirana, Prishtina, Shkodra, Tetova — apo me një shqiptar që jetonte mijëra kilometra larg.
Ishte spontan. Pak kaotik. Dhe, ta pranojmë, nuk e dije gjithmonë kush fshihej pas nofkës. 😅
Sot mënyra si njihemi online ka ndryshuar.
Në dua.com, ideja e parë mbetet po aq e thjeshtë: sheh dikë që të pëlqen, thua “tung” dhe shikon ku të çon muhabeti. Diferenca është se tani ke një profil, foto, interesa, filtra dhe verifikim përpara se të nisësh bisedën.
Më pak “kush je?” — më shumë “kur po pimë kafe?”
dua.com është shërbim i pavarur dhe nuk është i lidhur me Shqiperia Chat.
Nga <AlbanBoy92> te një profil real 😅
Interneti ndryshoi. Edhe mënyra si shqiptarët njihen online.
Shqipëria Chat — dikur
- 💬 Chat rooms publike
- 👤 Nofka në vend të emrit
- ❓ Pak informacion për personin tjetër
- 🌍 Shqiptarë që hynin nga kudo
- ⌨️ Një “a ka njeri?” për ta nisur
dua.com — sot
- Profile me foto dhe identitet
- Verifikim me selfie
- Filtra për të gjetur njerëzit që po kërkon
- Shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë
- Chat privat kur ka interes
Teknologjia është tjetër. Por ai momenti kur sheh një emër interesant dhe mendon “hmm… t’i shkruaj?” ka mbetur i njëjtë.
Shiko kush të bie në sy →Provo vetë
Kush është vërtet në anën tjetër?
Pyetja e vjetër e çdo dhome chat-i, e zgjidhur me një hap: çdo profil kalon verifikimin me foto. Pëlqe ose kalo — kur pëlqimi është i ndërsjellë, biseda hapet vetë.
Emra, mosha dhe qytete reale — asgjë anonime
Shenja blu: personi në foto është personi në bisedë
Me Fly zbulon shqiptarët e çdo qyteti të botës
Nga dua.com
Nga një “tung” te biseda
Shiko videon — pastaj zbulo çfarë ndryshon kur biseda nis me një profil.
Nise muhabetin në dua.comPse dua.com
Çfarë ndryshon nga një dhomë e hapur chat-i
Dhomat e hapura i bashkojnë të gjithë në një vend dhe të lënë ty ta kuptosh se kush është kush. dua.com e bën punën përpara: verifikon, pastaj të prezanton.
E di me kë po flet
Verifikimi me foto është i detyrueshëm kur bashkohesh. Personi në foto është vërtet personi me të cilin bisedon — kjo është shenja blu.
Biseda private, jo dhomë e përbashkët
Çdo bisedë është një-me-një. Me InstaChat i shkruan dikujt pa pritur match-in, dhe filtrat — mosha, qyteti, qëllimi — të çojnë te njerëzit që kërkojnë të njëjtën gjë si ti.
I gjithë komuniteti, në një aplikacion
1.1 milion+ shqiptarë — nga Tirana e Prishtina te Zvicra, Gjermania e New York-u. Me Fly bisedon me shqiptarët e një qyteti para se të shkosh vetë.
Si nis një bisedë shqip në dua.com
Tre hapa. I fundit nuk ndodh në telefon.


Shkarko dua.com
Falas, në App Store dhe Google Play. Verifikimi me foto bëhet gjatë regjistrimit — pa të nuk hyn dot. Rreth një minutë, dhe je brenda.

Zgjidh qytetin, jo dhomën
Në vend të një dhome të vetme, zgjedh qytetin dhe filtrat që të interesojnë — ose me Fly, cilindo qytet të botës. Thuaj «Përshëndetje» kur bëni match, ose nisja bisedën pa pritur, me InstaChat.

Takohuni në jetën reale
Kur biseda rrjedh, chat-i bëhet kafe — publike, pa presion. Ajo pjesë ka qenë gjithmonë shqiptare.
Provoje
Shqiperia Chat – Me cilat fraza ta nisim bisedën?
Nuk ka rast të dytë për përshtypje të parë. Zgjidh stilin — merr një hapje që shqiptarët i përgjigjen vërtet. Kopjoje dhe përdore aty ku vlen.
«Ç’kemi? Si je?»
dua.com është falas në iPhone & Android.
Vegël praktike
A është profili yt gati për bisedën e parë?
Në një dhomë të hapur mjaftonte një nofkë. Këtu profili yt është arsyeja pse dikush përgjigjet — shëno çfarë ke bërë tashmë.
0 nga 6
Fillim i mbarë — aplikacioni të ndihmon hap pas hapi.
Guida e bisedës
Si mund të flirtojmë në chat ose takim?
Flirti në shkrim ka rregulla të tjera nga flirti sy më sy: nuk ke buzëqeshjen dhe tonin që të ndihmojnë, ke vetëm fjalët. Pesë hapa që biseda të shkojë diku.
Nis me diçka nga profili
Pyet për qytetin, një foto ose një pasion. Një pyetje konkrete tregon që vure re personin, jo vetëm fotografinë — dhe vlen më shumë se dhjetë «hej».
Komplimento diçka që e ka zgjedhur vetë
Muzika, mali ku ka ngjitur, mënyra si shkruan. Komplimentet për zgjedhjet lexohen si vëmendje; ato për pamjen lexohen si radhë.
Përdor humorin, por lëre të lehtë
Humori e thyen akullin më shpejt se çdo gjë tjetër. Ironia në shkrim keqkuptohet lehtë — mbaje të ngrohtë dhe lozonjare.
Pyet, përgjigju dhe lër hapësirë
Mos e kthe bisedën në intervistë. Sa herë që pyet diçka, trego edhe diçka tënden — muhabeti i vërtetë ecën në të dy kahet.
Nga chat-i te kafja
Kur biseda rrjedh, propozo një kafe në vend publik — të thjeshtë për t’u pranuar, ndryshuar ose refuzuar. Respekto kufijtë: flirti duhet të jetë argëtues për të dy.


Siguria
Bisedo shqip, me kokën të qetë
Verifikimi me foto është filtri i parë. Kufijtë e tu, takimi në vend publik dhe raportimi anonim bëjnë pjesën tjetër.
Flamujt e kuq — kur të duhet të largohesh:
Mbro të dhënat personale
Qyteti mjafton — adresa, vendi i punës dhe numri yt s’i duhen askujt në fillim. Ndaji vetëm kur personi ta ketë fituar besimin.
Verifikimi është filtri i parë
Çdo profil kalon verifikimin me foto para se të hyjë — llogaritë e dyshimta nuk arrijnë as te ti. Kjo është arsyeja pse regjistrimi është i detyrueshëm, dhe pse ia vlen.
Raporto pa zhurmë
Kërkesa për para, foto të pakërkuara, gjuhë fyese? Blloko dhe raporto — raportimi është plotësisht anonim dhe personi nuk e merr vesh kurrë.
Nga App Store dhe Google Play
10,000+ vlerësime me pesë yje — disa me fjalët e tyre
Aplikacion i mirë! Lehtë për t’u përdorur për të gjithë!
Aplikacion shumë i mirë, i lehtë për t’u përdorur dhe kam vënë re që numri i profileve false është ulur ndjeshëm. Punë e mirë!!
APLIKACION I MADH Më pëlqen ❤
Unë kam pasur një përvojë vërtet të mirë në këtë aplikacion. Është padyshim përvoja ime më e mirë deri tani; kam takuar kaq shumë njerëz të këndshëm përmes këtij aplikacioni, dhe asnjëra prej tyre nuk ishte një mashtrim apo diçka e tillë. 💯💯👌👌
Ky aplikacion është shumë i lehtë për t’u përdorur dhe ka shumë profile. Mund të bisedosh me njerëz lehtësisht dhe është një mënyrë argëtuese për të takuar njerëz të rinj.
Aplikacion i shkëlqyeshëm për të takuar shumë njerëz. Vazhdoni me punën e mirë!
Vlerësime reale nga përdoruesit e dua.com, të pandryshuara.

Histori e vërtetë nga dua.com
Yllza & Medini: nga match-i te dasma — në 43 ditë
Një match në dua.com, 43 ditë biseda në chat — dhe një dasmë. Sot jetojnë në Gjermani, dhe historinë e tyre e treguan vetë: me emra, me fytyra, pa pseudonime.
Historitë tona të dashurisë
Biseda që nisën me një «Ç’kemi?» — dhe u bënë histori. Të treguara nga vetë çiftet.
Chat shqiptar në Shqipëri, Kosovë e në diasporë
Kërkon pamjen e plotë të chat-it shqip? Nis nga chat shqip — faqja kryesore e bisedave shqip në dua.com.
Po kërkon një dhomë tjetër të njohur? Lexo për chat parajsa, dardania chat dhe nastradini chat — çfarë ishin dhe ku janë sot.
Jeton jashtë? Vazhdo me chat shqip në Gjermani, chat shqip në Zvicër ose chat shqip në Austri — dhe bisedo në gjuhën tënde edhe larg vendlindjes.
Gati për hapin tjetër? Lexo si ta ftosh dikë në takim dhe takimi i parë — qëllimet, përgatitja & rregullat.
Do të shohësh ç’mund të bëjë aplikacioni — Fly, InstaChat, Boost, filtrat e avancuar? Gjithçka te funksionet. Kërkon njohje, jo vetëm biseda? Nis nga takime online.

Pyetjet më të shpeshta rreth Shqiperia Chat
Çfarë është Shqiperia Chat?
A ka lidhje dua.com me Shqiperia Chat?
A është falas chat-i shqip në dua.com?
A duhet të regjistrohem, apo mund të hyj vetëm me një nofkë?
A funksionon në celular?
A ka chat me kamerë në dua.com?
Nga cilat vende janë përdoruesit?
A mund të gjej lidhje serioze përmes chat-it?

Gjeje dashurinë e jetës

