DUA.COM. MESAZHI I PARË. TAKIMI I PARË.

TAKOHU CHAT SHQIP - GJEJE DASHNINË

A po kërkon një platformë për chat, biseda e takime? Hape dua.com. Zbulo profile të verifikuara, gjej dikë që të pëlqen dhe nis muhabetin. S’di çfarë t’i shkruash? Të ndihmojmë edhe me mesazhin e parë. 😉

Falas në iPhone & Android — verifikimi me foto është i detyrueshëm.

1M+

1.1 milion+ shqiptarë · profile të verifikuara

Duke zbuluar një profil në dua.com gjatë një kafeje
Erza, 24Profil i verifikuar

Prishtinë · bisedë shembull

Kështu mund të nisë 👀
Pashë foton nga Kalaja — Prizreni apo pamja të fitoi? 👀
Të dyja. Por më shumë një kafe te Shadërvani 😄
Atëherë pyetja e vërtetë: turke apo macchiato?
Turke. Ti?
Njësoj. E gjetëm planin e parë, pra ☕

Ky është vetëm një shembull — biseda jote nis në aplikacion.

500 mijë+

profile të verifikuara me foto — verifikimi është i detyrueshëm

5 mijë+

biseda të reja nisin çdo ditë në dua.com

1.1 milion+

shqiptarë të regjistruar nga vendlindja dhe diaspora

E përmendur në

albinfo.ch
DatingScout
Cosmopolitan
BoredPanda
Watson
Elle
Express
Telegrafi
The Sun
Handelszeitung
Gazeta Express
wikiHow
Balkan Insight
HuffPost
Vogue

Gjej dikë që të bie në sy 👀

Profili i mirë ta çel vetë rrugën

Një foto nga udhëtimi, qyteti i tyre, një pasion apo edhe një detaj i vogël mund të bëhet arsyeja perfekte për t’i shkruar. Shfleto profilet, kap diçka që të bën kurioz/e — dhe nis prej aty.

Emër, moshë, qytetE di me kë po flet. Jo nofka anonime dhe profile pa identitet.

Profile të verifikuara ✓Shenja blu tregon se profili është verifikuar me foto.

Po kërkon në një qytet tjetër? ✈️Me Fly, mund të zbulosh shqiptarë në qytetin që të intereson — edhe para se të jesh aty.

Kalo
Pëlqe

Profili 1 nga 6 · profile të verifikuara nga komuniteti

Provoje tani

Çfarë t’i shkruash së pari në chat shqip?

Zgjidh tonin, merr një hapje dhe përshtate me një detaj nga profili. Kopjoje tani — pastaj çoje te personi i duhur në dua.com.

«Përshëndetje! Pashë që je nga Prizreni — ku pihet kafeja më e mirë atje?»

Përdore në aplikacion

dua.com është falas në iPhone & Android.

Para “hej”-it të parë

Këtu e di me kë po flet

Në dua.com, biseda nuk nis me një username anonim. Pas çdo mesazhi është një profil, një fytyrë dhe dikush që, njësoj si ti, është aty për të njohur dikë.

Një fytyrë pas profilit ✓

Profilet verifikohen me foto përpara se të mund të përdorin dua.com. Kur sheh shenjën blu, e di që personi ka kaluar verifikimin.

Match — pastaj muhabeti 💬

Kur bëni match, mund ta nisni bisedën falas. S’do të presësh? Me InstaChat mund ta bësh hapin e parë edhe para match-it.

Afër teje. Ose pak më larg. ✈️

Mbi 1.1 milion shqiptarë janë regjistruar në dua.com, nga vendlindja në diasporë. Me Fly, zgjedh qytetin ku do të kërkosh dhe zbulon shqiptarë atje.

Nga profili te “po, vazhdo 👀”

S’të duhet një pickup line perfekt. Vetëm diçka që tregon se ia ke parë profilin.

Erza, 24 — profil shembull

Erza, 24 Profil i verifikuar

Prishtinë · Udhëtime · Kafe

Foto nga Kalaja e Prizrenit · profil shembull

1

Gjej dikë që të bën kurioz/e

Mos shiko vetëm foton e parë. Qyteti, bio-ja, një udhëtim apo një pasion mund të të japë pikërisht arsyen për t’i shkruar.

Erza · bisedë shembull

Pashë foton nga Kalaja — Prizreni apo pamja të fitoi? 👀

Të dyja. Por më shumë një kafe te Shadërvani 😄

2

Kap një detaj

Pa “hej, çkemi?” dhe pa copy-paste. Zgjidh diçka nga profili dhe ktheje në një pyetje që është e lehtë për t’iu përgjigjur.

Ardita dhe Durimi, çifti që u njoh në dua.com
3

Lëre muhabetin të bëjë të vetën

Merr përgjigjen, trego edhe diçka nga vetja dhe mos e kthe në intervistë. Nëse ka kimi, biseda do ta gjejë vetë ritmin.

Mini-check 👀

Po profili yt, a jep arsye për të të shkruar?

Para se të mendosh “pse s’po më shkruan askush?”, shiko profilin tënd. A ka diçka që të bën të dukesh si ti — dhe që ia bën dikujt të lehtë ta nisë muhabetin?

0 nga 6

Kemi pak punë 👀

Shëno çfarë ke. Pastaj shih çfarë mund t’i shtosh.

Bëje profilin tënd 🔥

Mbaje muhabetin gjallë 🔥

Okay, të ktheu përgjigje. Tani?

Mesazhi i parë e hapi derën. Tani mos e lër muhabetin të vdesë te “mirë, ti?”. Pyet diçka, trego pak nga vetja dhe lëre bisedën të marrë ritmin e vet.

01

Kap diçka që i pëlqen

Muzikë, udhëtime, palestër, ushqim, një qytet që e do — çfarëdo që të dha profili. Mos pyet vetëm “çfarë muzike dëgjon?”. Bëje pak më personale.

“E pashë që je te koncertet — cili ka qenë më i miri deri tani?”

02

Hidhe një pyetje me pak lojë 👀

Jo çdo pyetje duhet të jetë serioze. Jepi dy zgjedhje, kërko një opinion ose nis një mini-debat që është fun.

“Det apo mal?”

“Kafe e parë apo një shëtitje e gjatë?”

“Tavë kosi apo flija? Kujdes me përgjigjen. 😏”

03

Komplimento diçka përtej fotos

Po, mund t’i thuash dikujt që duket bukur. Por një kompliment për humorin, stilin, energjinë apo diçka që ka shkruar në bio tregon se ke parë më shumë se foton e parë.

“Okay, bio-ja jote më bëri të qesh. Pikë bonus.”

04

Jep edhe ti pak material

Mos e lër tjetrin të bëjë gjithë punën. Nëse të tregon një histori, ktheja me një tënden. Dy-tri fjali mjaftojnë.

Sepse kimia nuk ndërtohet me: pyetje → përgjigje → pyetje → përgjigje.

05

Mos e kthe në intervistë 😅

Një pyetje. Një përgjigje. Një detaj nga ti. Pak humor. Pastaj shih ku shkon.

Nëse po numëron pyetjen e shtatë dhe ende s’ke treguar asgjë për veten… është koha ta ndryshosh ritmin.

Po rrjedh muhabeti? Ndoshta s’ka nevojë të mbetet vetëm chat. ☕

Shembull i një bisede të parë në dua.com
Nga një mesazh i mirë te takimi i parë
Çift shqiptar ditën e dasmës
Nga «Përshëndetje» në chat — te dita e dasmës

Siguria

Chat shqip, me kufij të qartë

Verifikimi me foto është filtri i parë. Ti vendos ritmin, çfarë ndan dhe kur je gati ta kthesh bisedën në takim.

Flamujt e kuq — kur të duhet të largohesh:

Kërkon ndihmë financiarePresion për të dhëna personaleShumë intim, shumë shpejtRefuzon takimin në vend publik
Lexo këshillat e plota të sigurisë

Mbro të dhënat personale

Qyteti mjafton — adresa, vendi i punës dhe numri yt s’i duhen askujt në fillim. Ndaji vetëm kur personi ta ketë fituar besimin.

Verifikimi është filtri i parë

Çdo profil kalon verifikimin me foto para se të hyjë — llogaritë e dyshimta nuk arrijnë as te ti. Kjo është arsyeja pse regjistrimi është i detyrueshëm, dhe pse ia vlen.

Raporto pa zhurmë

Kërkesa për para, foto të pakërkuara, gjuhë fyese? Blloko dhe raporto — raportimi është plotësisht anonim dhe personi nuk e merr vesh kurrë.

Ardita dhe Durimi — u njohën në dua.com dhe u martuan në 2024

Histori e vërtetë nga dua.com

Ardita & Durimi: nga chat-i te dasma

Ardita dhe Durimi u njohën në dua.com në shtator 2020, u fejuan në korrik 2021 dhe u martuan në gusht 2024. Nga Suedia dhe Kosova te një jetë së bashku: historinë e tyre e tregojnë vetë.

Nga një match në 2020 te martesa në 2024
Lexo historinë e plotë

Vazhdo nga fjala e parë

Do më shumë shembuj bisedash? Kalo te Chat Shqip ose gjej një fjali më personale te 100 komplimente për femra.

Kur muhabeti po shkon mirë, udhëzuesi për takime online të ndihmon ta kthesh në kafe. Për Fly, InstaChat dhe filtrat, shiko funksionet e dua.com.

Dhe nëse do të shohësh ku mund të çojë një «Përshëndetje», lexo historitë e dashurisë të treguara nga vetë çiftet.

Ilustrim i një çifti shqiptar duke biseduar në telefon

Pyetjet më të shpeshta për mesazhin e parë

Çfarë t’i shkruaj së pari në chat shqip?
Përdor formulën «detaj + pyetje»: vëre re një qytet, pasion ose foto nga profili dhe bëj një pyetje të hapur për të. Për shembull: «Pashë foton nga Prizreni — cili vend ia vlen më shumë atje?»
Si ta nis bisedën pa shkruar vetëm «hej»?
Mund ta mbash përshëndetjen, por shto menjëherë arsyen pse shkrove: «Përshëndetje! Pashë që të pëlqen muzika — cila këngë shqiptare të ndryshon humorin?» Kjo i jep tjetrit diçka konkrete për t’iu përgjigjur.
Cilat tema funksionojnë në një bisedë të parë?
Interesat nga profili, qyteti, udhëtimet, muzika, filmat dhe një lajm i lehtë janë fillime të mira. Shmang pyetjet tepër personale, debatet e rënda dhe pesë pyetje njëra pas tjetrës.
A është falas chat-i në dua.com?
Po. Regjistrimi, verifikimi me foto, zbulimi i profileve dhe biseda pas një match-i janë falas në iPhone dhe Android. Funksione shtesë, si Boost dhe disa filtra, janë opsionale.
A mund t’i shkruaj dikujt pa pritur match-in?
Po, me InstaChat. Funksioni të lejon t’i dërgosh një mesazh një profili pa pritur pëlqim të ndërsjellë. Nëse bëni match, chat-i i zakonshëm hapet falas.
A duhet të regjistrohem për të bërë chat shqip?
Po. Verifikimi i profilit është i detyrueshëm për të përdorur dua.com. Kjo e lidh çdo bisedë me një profil të verifikuar me foto, në vend të një nofke anonime.
Në cilën gjuhë duhet ta shkruaj mesazhin e parë?
Në gjuhën që të vjen natyrshëm — shqip, anglisht, gjermanisht ose të përziera. Nëse s’je i sigurt, nis shqip dhe pyet: «A preferon të flasim shqip apo anglisht?»
A ka video ose telefonata në chat-in e dua.com?
Jo. dua.com i hoqi video-thirrjet dhe thirrjet me zë për ta mbajtur komunitetin më të sigurt. Biseda bëhet me shkrim, mes profilesh të verifikuara me foto.