Netflix Shqip – Tri seriale që duhet t’i shikoni me të dashurin tuaj

netflix shqip

Netflix Shqip, Sot për sot Netflix është një prej platformave më të përdorura në botë për shkimin e filmave dhe serialeve. Nëse  ju po planifikoni që një nga këto net të shikoni një film apo serial me të dashurin tuaj, ne kemi disa rekomandime.

Më poshtë ju japim edhe arsyjet se pse rekomandojmë pikërisht këta filma apo seriale.Filmat apo serialet e rekomanduara në këtë artikull janë  në dispozicion për përdoruesit e Netflix në Kosovë dhe Shqipëri.

‘Set It Up’

Para së gjithash ne ju rekomandojmë ta shikoni ‘Set It Up’ në Netflix sepse është një komedi me të cilën patjeter se do të qeshni. Është një nga ata filma që ju disponon edhe nëse dita ka qenë e gjatë edhe e lodhshme.

Në anën tjetër, ‘Set It Up’ është i duhuri edhe për tu shikuar bashkë me të dashurin. Kjo sepse  ka të bëjë me një çift që ka një të ardhme së bashku. Mirëpo që nga fillimi  harxhojnë shumë kohë në mënyre të gabuar.

E vendosin pak vonë nëse duhet a po jo të ndërtojnë jetën e tyre së bashku.

Prandaj duke shikuar “The Set Up” partneri juaj mund të inkurajohet të jetë më bujar me shanse të dyta dhe të shoh një të ardhme edhe për ju dy.

‘You’

Muajt e fundit ‘You’ ishte një nga serialet më të kërkuara në Netflix. Kjo dramë e ndërlikuar i lë shikuesit e saj të ndjehen  të frikësuar. Është tejet interesant për faktin se trajton një temë shumë bashkëkohore.

Të gjithë ata që  nisin ta shikojnë duan të ndalojnë së shikuari, Mirëpo në anën tjetër edhe janë shumë kuriozë të dinë se si mbaron e gjithë ngjarja. Historia që ky serial trajton është shqetësuese por është edhe emocionuese.

Megjithatë është çuditërisht edhe romantike. Në fund të çdo episodi ka një mori gjërash që mund t’i diskutoni me partnerin  shumë gjëra.

‘Queer Eye’

Ky serial trajon një histori që është kaq të papritur por edhe tërheqëse. ‘Queer Eye’ një nga serialet me të famshme të Netflix që do të ju prek në zemër nëse vendosni ta shikoni.

Shumica e njerëzve që e kanë shikuar kanë deklaruar se kanë qarë pafund me këtë serial.

Mirëpo kjo nuk është veçantia e vetme e tij. ‘Queer Eye’ është një nga ato krijime kinematografike që ju shtyjnë të mendoni për bukuritë e dashurisë dhe të jetës.

Prandaj është ide e mirë të filloni ta shikoni së bashku me të dashurin tuaj. Ju garantojmë se emocionet nuk do të mungojnë!

5 rekomandime të serialeve në Netflix nga dua.com

Netflix është bërë shoku ynë i ngushtë gjatë javëve të fundit. Izolimi në shtëpi për shkak të pandemisë, ka rritur jashtëzakonisht numrin e përdoruesve të kësaj platforme.

Prandaj, nëse jeni duke kërkuar ndonjë serial interesant për të shikuar, dua.com ju propozon këto më poshtë.

The Last Kingdom
Zhandrri: Histori, aksion, dramë
Vlerësimi: 8.3 IMDb

Si fëmijë, Uhtred ishte dëshmitar se si babai i tij u vra dhe ushtria Saxon u mund nga trupat pushtuese. Luftëtari danez Earl Ragnar e mori Uhtred dhe e rriti atë në një kamp danez. Ndërsa vite më vonë, Uhtred i cili tashmë ishte bërë një luftëtar trim, përjeton përsëri një tjetër tragjedi.

La Casa de Papel
Zhandrri: Aksion, krim, mister
Vlerësimi: 8.5 IMDb

Një mjeshtër kriminel, i cili nuk ka bërë asnjë krim në jetën e tij, planifikon të bëjë vjedhjen më të madhe në histori. Për të realizuar planin e tij, shtypjen e miliarda eurove në Royal Mint të Spanjës, i ashtuquajturi “Profesor” rekruton tetë persona. Këta persona posedojnë aftësi të caktuara dhe që nuk kanë asgjë për të humbur, prandaj ata do të krijojnë revolucion dhe jo vetëm vjedhje.

Stranger Things
Zhandrri: Dramë, fantazi, horror
Vlerësimi: 8.8 IMDb

Gjëra të çuditshme ndodhin në Hawkins, Indiana, ku znjë djalë i ri zhduket papritur. Nëna e tij, një shef policie dhe miqtë e tij duhet të përballen me forca të tmerrshme mbinatyrore, në mënyrë që ta rikthejnë.

Peaky Blinders
Zhandrri: Krim, dramë
Vlerësimi: 8.8 IMDb

Ky serial tregon historinë e një familje gangstere të vendosur në Birmingham, Angli, në 1919, disa muaj pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Historia përqendrohet në bandën Peaky Blinders dhe shefi i tyre ambicioz dhe shumë dinak Tommy Shelby.

Mindhunter
Zhandrri: Krim, horror, mister
Vlerësimi: 6.4 IMDb

Të trajnuarit në programin e profilizmit psikologjik të FBIsë duhet të bëjnë intervista me disa prej vrasësve serik më të tmerrshëm. Ata vizitojnë vrasësit në burg, takohen dhe bisedojnë. Ky serial është bazuar në librin me të njetin emër, i cili përmban histori të vërteta të krimit në Amerikë.

Pasi që jemi duke propozuar seriale në Netflix, dua.com gjithashtu do të ju dhurojë dy personave abonim për një vit në këtë platformë. Për më shumë rreth lojësh shpërblyese klikoni këtu.

Seriale të Netflix që duhet t’i shikoni

Me siguri për këto javë sa jeni vetizoluar keni kaluar shumë kohë duke shikuar Netflix. Megjithatë nëse lista juaj ka mbaruar ne do të japim disa sygjerime se çfarë mund të shikoni.

Përderisa po shpresojmë që izolimit nga korona po i vije fundi e dimë se keni nevojë për relaks para televizorit. Prandaj ne po ju sygjerojmë disa seriale që do të ua largojnë mendjet nga stresi dhe shqetësimet. Nëse nuk i keni parë ende fusni në listën tuaj gjithsesi!

The Stranger

Kjo ndoshta seria më trend nga Netflix deri më tani këtë vit dhe për arsye të mirë.

Krijimi i fundit i Harlen Coben tregon një grua të çuditshme në një komunitet britanik që vjen për të zbuluar sekretet e banorëve. Përleshjet dhe misteri e bëjnë këtë një nga ato seritë ku ‘një episod më shumë’ nuk është kurrë i mjaftueshëm.

Lidhja e këtyre sekreteve së bashku ndërsa shpaloset seriali zbulon shumë më tepër për vendasit sesa që ata  pranojnë. Kjo është një seri e domosdoshme për tu parë sepse zhvillohet në disa prespektiva shumë interesante dhe shpalos sekrete që lidhen me familje mjaftë të ndryshme nga njëratjetra.

Marcela

Anna Friel është e jashtëzakonshme në këtë dramë kriminale. Ajo luan një detektive të egër, e cilla gjen veten në qendër të mistereve të vrasjes që po heton.

Kjo është një dramë e mirëaktuar dhe e prodhuar ITV që mund të ketë rënë nën radar për shumë njerëz. Me dy sesone dhe 16 episodet në dispozicion në Netflix, ka shumë për t’u parë.

E përveç detektivës që është shumë e zonja në këtë serial kemi rastin të shohim edhe një anë tjetër të personazhit Marcela. Ajo ëshrë edhe një grua që ballafaqohet me kriza emocionale e sentimentale.

Gjetja e balancit mes këryre tyjave shpesh bëhet e vështirë për Marcelën. Mos hezitoni dhe fuseni në listën e serialeve që do t’i shikoni së shpejti!

After life

After Life është një seri britanike e errët komedidramë. Ajo u krijua dhe prodhyua nga Ricky Gervais, i cili është edhe ylli i serialit.

Premierën e pati në 8 Mars 2019 në Netflix. Sezoni i dytë dha premierë në 24 Prill 2020. Më 6 maj 2020, Netflix dhe Ricky Gervais arritën një marrëveshje të re e cila është shumëprojektesh dhe e cila përfshinë edhe pjesën e tretë të “After Life”.

Seriali na sjell gjithë mërzinë dhe mungesën e vullnetit të kryepersonazhit që të fillojë jetën e re pas vdekjës së gruas së tij.

After Life tregon se sa e vështirë dhe depresive është për bashkëshortin përballimi i vdekjes së gruas. Edhe pse ajo edhe pas vdekjes arrin t’i qëndrojë afër në një mënyrë shumë të veçantë.

The Good Place

Kur Eleanor Shellstrop e gjen veten në jetën e përtejme lehtësohet dhe befasohet kur e kupton që e kanë futur në atë që supozohet të jetë parajsë.

Por nuk kërkon shumë kohë që Eleanor të kuptojë se ajo është gabimisht. Kjo gjë nis ta mundojë atë.

Mirëpo Elenor nuk është e vetme. Ajo në ‘parajsë’ njoftohet me shumë njerëz. Përfshi Tahanin, Jason dhe Chidin. Fati i qëndrimit të katërshës në parajsën e projektuar nga Michael me ndihmën e Janete është i lidhur.

Në Netflix mund të shikoni të gjitha sfidat e parajsës me emrin “The Good Place”.

Për katër sezone me nga 12 episode ky serial do të ju mbajnë të ndërthyer para ekraneve. Ka aq shumë të papritura sa që nuk mund t’i imagjinoni!

Më shumë artikuj: